26 July
Këshilli i Gjykatës Supreme sot do të shpall vendimin nëse Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nikola Boshkovski do të përfundojnë në burgun e Shutkës. Pesë gjykatës nga gjykata më e lartë dje filluan seancën për shqyrtimin e vendimit të gjykatës së Apelit për paraburgimin e tre të akuzuarve për përgjim të paligjshëm në vend, e të cilët ishin në pozicione të larta në policinë sekrete në kohën e qeverisjes së VMRO DPMNE-së. Tani gjykata Supreme në krye me kryetarin Jovo Vangelovskin, i cili është kumbari i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski duhet të vendos nëse gjykata e Apelit ka të drejtë për paraburgimin ose gjykata Penale e cila vetëm ua mori pasaportat.

