Ne mbledhjen e sotme të qeverisë duhet të plotësohen vendet e lira me anëtarë të rinj në Këshillat drejtues dhe mbikëqyrës. Zgjedhja e anëtarëve të rinj ndoshta do të jetë pikë në rendin e ditës edhe në disa seanca të ardhshme. Emërimi i tyre është baza për emërimin e drejtorëve në institucionet shtetërore. Më parë, qeveria shkarkoi rreth 1,500 anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikqyrës, nën arsyetimin e parandalimit të dëmeve financiare në buxhet. Megjithatë, nga VMRO-DPMNE akuzuan se ndërrimi i të gjitha këshillave është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se pushteti ka në plan të zbatojë partizim të…
Author: almakos
EVN Maqedoni ka filluar projektin e saj “EVN vullnetarët.” Projekti ka filluar në Kumanovë me rregullimin e hapësirës në qendrën ditore “Mesazhin ynë” për personat me aftësi të kufizuara intelektuale mbi 18 vjet. Projekti në Kumanovë zbatohet në bashkëpunim me organizatën “Konekt”. Projekti do të zgjasë të paktën gjysmë viti ndërsa në periudhën e ardhshme do të zbatohen aksione të shumta për vullnetarizëm. Sipas paralajmërimeve, të përgjegjësve të EVN-së, projekti i vullnetarizmit vazhdon në Strumicë. “Sot ne fillojmë një projekt që ne e quajmë vullnetarizëm korporativ në EVN dhe me këtë praktikisht e fillojmë gjeneratën e re të masave për…
Në vjeshtën e këtij viti, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët midis tyre. Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, raporton Anadolu Agency (AA). Kryediplomati i Maqedonisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku në takimin me homologun e tij të Shqipërisë, në fokus kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve, ecuria e reformave për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, mbledhja e përbashkët qeveritare, etj. Ministri Bushati…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Shefin e Kabinetit të Kryetarit, Faton Fazliu ka realizuar takim me Ambasadorin e Greqisë në Shkup, z. Dimitrios Yannakakis.“Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet ti ndërmerr qeveria e re si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme.Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.…
Edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska shpëtoi nga paraburgimi. Mbeti në fuqi vendimi për tia marrë vetëm pasaportën dhe premtimi që ajo ia dha gjykatës se do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me sistemin gjyqësor. Me këtë vendim, ka mbaruar maratona e ankesave të Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Apelit.Dje u njoftua se Gruevski, Jankullovska, Janakievski, Bozhinovski dhe Protugjer i shpëtuan paraburgimit, por mbetën pa pasaporta. Gjykatësit e Apelit në arsyetimin e dhënë thonë se është marrë parasysh fakti se Gruevski është paraqitur në seancën e publike dhe ka dhënë fjalën se nuk do ta…
25 July Ligji për gjuhën shqipe do të kalojë në Kuvend deklaroi shefi i diplomacisë maqësonase, Niklla Dimitrov, pas takimit të përbashkët me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. “Ligji i gjuhës shqipe duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën. Sa me të bashkuar të jetë qytetarët, aq më mirë është për Maqedoninë dhe për të gjithë qytetarët tanë. Është një Atdhe i përbashkët për shanse të barabarta për të gjithë. Politika duhet të jetë në dobi të qytetarëve tanë shqiptare. Ligji duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën. Ky do të kalojë në qeveri, Kuvend, dhe Komisionin e Venedikut …
LSDM-ja në reagimin e kumtesës të VMRO-DPMNE-së thekson se huamarrja e shtrenjtë dhe shkatërruese e VMRO-DMNE-së i varfëroi njerëzit dhe e prishi imazhin e RM-së. “Sjellja shkatërruese ndaj parave të qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së e rrezikoi edhe pagesën e pagave të pjesëtarëve të ARM-së si dhe mbajtjen e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit. Për shkak të sjelljes të papërgjegjshme të Qeverisë paraprake, në Ministrinë e Mbrojtjes mungojnë rreth 100 milionë denarë për paga, sigurim dhe angazhim shtesë. Përmes rebalancimit të Buxhetit dhe me racionalizimin e shpenzimeve janë siguruar paratë për pagesë të tërësishme dhe në kohë të obligimeve ndaj pjesëtarëve…
VMRO-DPMNE i bëri thirrje Prokurorisë Speciale Publike të punojë në pajtim me ligjin dhe thotë se është e obliguar të gjitha materialet e përgjuara ilegale menjëherë pa përjashtim në procedurë ligjore t’i shkatërrojë dhe për shkatërrimin e materialet të krijojë procesverbal.“Mos shkatërrimi dhe ruajtja e tyre, posedimi dhe shfrytëzimi paraqet keqpërdorim të ashpër dhe serioz të detyrës zyrtare dhe është e dënueshme me ligj. Ata thjeshtë mund të përdoren për shantazhim të qytetarëve dhe biznesmenëve” , deklaroi sot para dite Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.Ai tha se PSP është vendosur dhe është instrument i Lidhjes Socialdemokrate për presion ndaj VMRO-DPMNE-së dhe…
I akuzuari Boban Iliq për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij. Ai thoshte se nuk ndjehet aspak fajtor për veprën e bërë, ndërsa sot tha se ndjen shumë keqardhje për atë që ka ndodhur, madje dhe ju kërkoi falje familjarëve të Almirit. “Më vjen keq per ngjarjen e ndodhur, nuk ka pasur për qëllim që ta shtyp me vetur as fëmiun dhe as dikë tjeter. Më vjen gjithashtu shumë keq që më fajësojnë për vrasje. E gjitha ka ndodhur nga frika, sepse isha shumë i frikësuar. Edhe njëher ju kërkoj shumë falje…
Sërish janë regjistruar lëkundje të tokës në rajonin e Ohrit. Gjatë natës janë regjisturar dy dridhje të reja. I pari ishte regjistruar me fuqi prej 3.4 gradë Rihter, me epiqendër në Ohër, me thellësi prej 2 Km.Tërmeti i dytë me më pak intensitet prej dy 2 gradë Rihter, kurse me 1 thellësi Km. Epiqendra poashtu ishte në Ohër.Përndryshe, tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar në periudhën e fundit ka ndodhur në Ohër, edhe atë me 5 gradë Rihter.
Gjykata e Apelit në Shkup në ueb faqen e vet i publikoi vendimet rreth ankesave për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata penale për të akuzuarit në rastin “TtianiK” të PSP-së për parregullsitë zgjedhore.Të gjitha ankesat e PSP-së dhe të akuzuarve janë refuzuar si të pabaza. Për të akuzuarit në rastin “Titanik”, mes të cilave ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, si dhe ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit kryeministror, Martin Protogjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, PSP kërkonte paraburgim si masë për…

