25 July
Ligji për gjuhën shqipe do të kalojë në Kuvend deklaroi shefi i diplomacisë maqësonase, Niklla Dimitrov, pas takimit të përbashkët me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.
“Ligji i gjuhës shqipe duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën. Sa me të bashkuar të jetë qytetarët, aq më mirë është për Maqedoninë dhe për të gjithë qytetarët tanë. Është një Atdhe i përbashkët për shanse të barabarta për të gjithë. Politika duhet të jetë në dobi të qytetarëve tanë shqiptare. Ligji duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën. Ky do të kalojë në qeveri, Kuvend, dhe Komisionin e Venedikut ‘, tha Dimitrov.
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimit me Bushatin Dimitrov do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta.

