VMRO-DPMNE i bëri thirrje Prokurorisë Speciale Publike të punojë në pajtim me ligjin dhe thotë se është e obliguar të gjitha materialet e përgjuara ilegale menjëherë pa përjashtim në procedurë ligjore t’i shkatërrojë dhe për shkatërrimin e materialet të krijojë procesverbal.
“Mos shkatërrimi dhe ruajtja e tyre, posedimi dhe shfrytëzimi paraqet keqpërdorim të ashpër dhe serioz të detyrës zyrtare dhe është e dënueshme me ligj. Ata thjeshtë mund të përdoren për shantazhim të qytetarëve dhe biznesmenëve” , deklaroi sot para dite Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Ai tha se PSP është vendosur dhe është instrument i Lidhjes Socialdemokrate për presion ndaj VMRO-DPMNE-së dhe për krijimin e materialeve me të cilat do të nxihet udhëheqësia e kësaj partie.
Shtoi se objektiv i PSP-së është vetëm një parti politike dhe qindra njerëz nga VMRO-DPMNE faji i të cilëve, siç tha, nuk është krimi, por ajo që kanë qëndruar me popullin si beden i vetëm për mbrojtjen e shtetit.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Kasami: Një tjetër lajm i madh për Pollogun! Një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro
- BIRN: Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë Ramën! Nika: Bën demagogji dhe manipulon mbi çdo argument që ka dhënë
- Fërçkoski: Maqedonia s’ka mosmarrëveshje me Bullgarinë, por me BE-në
- Besnik Emini edhe për një mandat në krye të ITSHKSH-së
- Toshkovski: Policia menjëherë e kapi zjarrvënësin, Prokuroria do ta trajtojë rastin
- Ademi, VLEN-it: Si do ta shkarkoni të zgjedhurit me vota nëse nuk e zbatojnë ligjin?
- BDI i reagon VLEN-it për autostradën Shkup-Bllacë: Po flisni sipas logjikës kriminale të Mexhitit
- Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

