26 July
VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar sërish që në marrëveshjen me Bullgarinë të përfshihen edhe pikat që i ka propozuar partia e Nikolla Gruevskit, që kanë të bëjnë me theksimin e emrit të Maqedonisë në marrëveshje dhe identitetit maqedonas, kompetencat e Qeverisë së Maqedonisë ndaj maqedonasve jashtë kufijve shtetëror si dhe precizomi i historive të përbashkët dhe të veçanta mes dyja vendeve. Dimovski shtoi se në rast mos zbatimi të kërkesave të opozitës, Qeveria do të mbaj përgjegjësi për shkeljen e interesave kombëtare.

