Author: almakos

Marrëveshja e arritur mes maqedonisë dhe Greqisë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të cilën e publikoi dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është përshëndetur edhe nga SHBA-të. Dy ambasadat e SHBA-ve, në Shkup dhe në Sofje përmes një komunikate kanë thënë se kjo marrëveshje është një shembull i guximit për të zgjidhur kontestet mes dy vendeve. “Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e demonstron vullnetin e mirë nga ana e të dy shteteve për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë përfaqëson shembullin e guximit për të zgjidhur kontestet në…

Lexo më Shumë

27 July Nga VMRO-DPMNE mohojnë zërat se të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski mundet të fshihen në zyrat e partisë. I pyetur nga mediat Orçe Gjirogjivbski nga VMRO-ja tha se ka 4-5 që është në ambientet e partisë dhe se nuk i ka parë në ambientet e partisë Grujveskin dhe Boshkovskin. Në opinion qarkullojnë zëra se dy të paditurit, të cilët nuk janë të kapshëm për policinë, mundet të vshihen ose të mbrohen nga vetë partia opozitare.

Lexo më Shumë

12 komuna të Maqedonisë do të nënshkruajnë marrëveshje për përfitim të mjeteve financiare me Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Komunat do të përfitojnë mjete financiare për të përgatitur një dokumentacion teknik për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve. Gjithashtu, do të duhet të rregullojnë edhe shtratet e lumenjve. Sipas AIM-së, mjetet do të jepen sipas Programit për investim në mjedisin jetësor, për vitin 2017.

Lexo më Shumë

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht të mbikqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup” thuhet në komunikatën e partisë së Ostrenit. Nuk dihet ende a do…

Lexo më Shumë

Njësiti policor Alfa mbrëmë nuk arriti që t’i gjejë në shtëpitë e tyre ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkovski për të cilët Gjykata supreme e vërtetoi masën e parabugimit me kërkesë të PSP-së. Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar në lëndët e PSP-së “Fortesa” dhe “Target” për përgjim ilegal të mijëra qytetarëve përmes keqpërdorimit të sistemit për ndjekje pranë MPB-së dhe për shkatërrimin e aparateve për përgjim.

Lexo më Shumë

Një shtetas rus i cili kërkohej nga SHBA-të me pretendim se nëpërmjet internetit ka bërë larje parash në vlerë prej 4 miliardë dollarësh, u kap në qytetin e Selanikut në Greqi, raporton AA. Në një deklaratë nga Drejtoria Policore e Greqisë thuhet se në operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët amerikan, 38 vjeçari shtetas i Rusisë është kapur në një dhomë hoteli dhe se janë konfiskuar pajisjet elektronike të të dyshuarit. Në deklaratë thuhet se shtetasi rus kërkohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë me pretendim se është pronari i një prej faqeve interneti më të mëdha të krimeve kibernetike…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot do të njoftojë për punën e bërë në 100 ditët e kaluara. Xhaferi në një konferencë për shtyp, përveç për aktivitetet që nga marrja e detyrës në funksionin kryetar i Kuvendit, do të përqëndrohet edhe në detyrat e ardhshme, siç kumtoi Kabineti i tij, të cilat qëndrojnë para deputetëve, ndërsa kanë të bëjnë para së gjithash në plotësimin e obligimeve të Kuvendit të cilat dalin prej Planit 3-6-9.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Bullgarisë i kanë dhënë dje dhe sot dritën jeshile marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Kryeminstri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë prezantimit para mediave, marrëveshjen e vlerësoi si një hap të madh në interes të popujve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marëveshja parasheh përmirësim të marëdhënieve, lidhje më të ngushta dhe rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe tejkalim të të gjitha mospajtimeve të deritanishme. Në pjesën e parë të marrëveshjes parashihet intensifikim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritje të shkëmbimit tregëtar dhe bashkëpunimit në shumë…

Lexo më Shumë

26 July Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot është takuar me ambasadorin e Bullgarisë në vend Ivan Velikov Petkov. Në njoftim thuhet se ambasadori Petkov ka njoftuar kreun e opozitës se me Marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë do të mbyllet një çështje e hapur  mes dy vendeve. Gruevski nga ana tjetër ka vlerësuar pozitivisht vullnetin e anës Bullgare duke thënë se edhe partia e tij paraprakisht ka punuar për përmirësimin e raporteve kurse mënyra se si e ka zhvilluar këtë proces qeveria aktuale ka shqetësuar tani opinionin. Partia e Gruevskit gjithashtu ka njoftuar ambasadorin se ka dhënë disa vërejtje që duhet…

Lexo më Shumë

Në mënyrë indirekte Serbia po tenton që përmes organizatave humanitare të fus ndikimin rus në Kosovës duke, siç pretendon Gjuriq, i ndihmuar komuniteteve serbe që jetojnë në vend. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me drejtorin e “misionit rus humanitar” (RHM), Yevgeny Primakov, me të cilin ka diskutuar për disa projekte dhe aktivitete të OJQ-ve në komunitetet serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net. Drejtori i “misioni humanitar rus” njoftoi se përfaqësuesit e RHM në Medvegjë kanë ofruar automjete të posaçme sanitareje në shërbim të urgjencës mjekësore, për të cilat janë kujdesur që t’i sigurojnë qytetarët…

Lexo më Shumë

Ish komandanti i NATO-s, Xhejms Stavridis, ka deklaruar se Maqedonia duhet të jetë shteti i ardhshëm që do të anëtarësohet në NATO. Ai për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se shpreson që Maqedonia dhe Greqia të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe vendi të mos pengohet në rrugën drej integrimit atlantike. Më herët mbështetje për antërësim në NATO i kanë dhënë Maqedonisë edhe zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens si dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit, pas formimit të Qeverisë së re, ka porositur vendin që të zbatoj reformat e nevojshme me qëllim që të përshpejtohet rruga drejt integrimeve euroatlantike.

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA insiston që të merr një anëtarë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, si parti e dytë opozitare, ashtu siç parasheh Kodi Zgjedhor në fuqi. Pas heshtjes së KSHZ-së dhe Kuvendit, kjo parti ka ndërmarë një iniciativë për interpretim autentik të neneve të Kodit Zgjedhor që prekin këtë çështje me qëllim që para zgjedhjeve lokale të sillet një vendim dhe ata të delegojnë anëtarin e tyre në KSHZ. Po me siguri për shkak se çdo aktivitet e KSHZ-së në këtë përbërje që është sot do të ishte në kundërshtim me Kushtëtutën, ligjet dhe rregullat e demokracisë të cilat ne të gjithë…

Lexo më Shumë