Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot do të njoftojë për punën e bërë në 100 ditët e kaluara.
Xhaferi në një konferencë për shtyp, përveç për aktivitetet që nga marrja e detyrës në funksionin kryetar i Kuvendit, do të përqëndrohet edhe në detyrat e ardhshme, siç kumtoi Kabineti i tij, të cilat qëndrojnë para deputetëve, ndërsa kanë të bëjnë para së gjithash në plotësimin e obligimeve të Kuvendit të cilat dalin prej Planit 3-6-9.

