Në kuadër të përcaktimeve Ligjore në komunat Dibër dhe Qendër Zhup, edhe këtë vit u realizua stërpikja, respektivisht dezinsektimi kundër insekteve . Aktiviteti u krye tërë- sisht nga ekspertë të Njësisë së Entit për shëndet publik në Dibër. Udhëheqësi i kësaj njësie, Mentor Mela, tha se aktiviteti në fjalë është realizuar me sukses në prani të përfaqësuesve të pushteteve vendore. Mela sqaroi se stërpikja kundër insekteve është bërë sidomos në vendet më kritike, ku prezenca e insekteve të dëmshme është prezent. Me ekspertët të një- sisë sonë dhe me medikamentin Akuarkotrin, u bë stërpikja në lokacionet – deponia e qytetit të Dibrës, lokacioni përreth Liqenit të Dibrës, pastaj rrjedhës të lumenjve Radikë dhe Drini i Zi, si dhe disa lokacioneve të qytetit dhe vendbanimeve rurale, ku ka një prezencë të kanalizimeve të ujërave të zeza të hapura si dhe në vendet ku ka deponi të egra. Ky aktivitete kryhet për çdo vit edhe atë me angazhimin të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, të cilët kanë obligim ligjor që ta kryejnë këtë proces të dezinsektimit kundër insekteve të dëmshme. Paraprakisht në lokacionet të theksuara kishte një prezencë të madhe të insekteve sidomos të mushkonjave të cilat shqetë- sonin banorët . Përfaqësuesit të njësisë të Entit për shëndet publik në Dibër theksojnë se stërpikja kundër insekteve është kryer me sukses dhe rezultatet janë evidente. (v.s)

