Dy persona nga fshati Simnicë i Gostivarit kanë ndërruar jetë sot në Klinikën infektive në Shkup. Ata janë sjellur me gjendje të rënduar shëndetësore dhe me temperaturë të lartë, vjellje, etj.. Ndërsa në Klinikë janë hospitalizuar katër persona nga i njejti rajon. Kështu njoftoi sot drejtori i Klinikës për sëmundje infektive, Zvonko Milenkoviq.
Ai tha se të vdekurit janë meshkuj të moshës 50 dhe 23 vjeçare.

