Shumica parlamentare BDI-LSDM-Aleanca për Shqiptarët nuk pranuan amendamentin e Lëvizjes BESA që nga rishikimi i buxhetit, të ndahen 600 mijë denarë për ndriçim efikas në Çarshinë e Shkupit. Në Arsyetimin e amendamentit, deputeti Fadil Zendeli, deklaroi se Çarshia e Shkupit, është vend që u përket të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht në cilin qytet jetojnë, pasi ka simbolikë të rëndësishme historike, andaj edhe duhet t’i përkushtohet rëndësi e veçantë.
“Ju ftoj të gjithëve si deputet që ta përkrahni këtë amendament, për shakk se ky amendament nuk lidhet me komunën e Gostivarit, me Komunën e Manastirit, ose me komunën e Strumicës, për shkak se Çarshia ështëp e gjithë qytetar[ëve të këtij vendi, është e Shkupit, por është e gjithë qytetarëve, kryeqyteti nuk është vetëm i shkupjanëve, por është i gjithë qytetarëve që viojnë nga zonat tjera, unë nuk jam i Çarshisë, nuk jam i Shkupit, jam deputet i Gostivarit, por jam inicues dhe propozues që një amendament i kësaj natyre të kalojë në parlament”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.
Por arsyetimi i zv/ministres Shyhrete Elezi, është se Çarshia është në kompetenca të Komunës së Çairit. Ndërsa deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili tha se nuk është kundër amendamentit të Lëvizjes BESA, por se komuna e Çairit ka investuar në Çarshi dhe në ndriçimin e Çarshisë.
“Investimet në këto vite nuk kanë munguar, por çka i mungon Çarshisë së vjetër të Shkupit. A e kemi lënë pas dorësh me investor jo me investime. Për faktin se ne kemi pasur gjithë këto vite në Shkup janë bërë investime nëpër qendra tregtare të mëdhaja dhe si duket Çarshija është lënë anash, jo vetëm nga vizitorët e brendshëm por edhe nga vizitorët e jashtëm”, tha Rexhail Ismaili, BDI.
Sipas deputetit të Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, Çarshia e Shkupit nuk ka ndriçim të mjaftueshëm dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe, duke investuar në të, për shkak se ka vlera të veçanta historike, por se është edhe njëri nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit në Shkup.
Mefail Ismaili
Nuk pranohet amendamenti i BESËS për ndriçmin e… by tvshenjaofficial

