Këshilli i Prokurorëve ende po kalkukon për emërimet e prokurorëve të rinj të cilët duhet të zëvendësojnë ata të cilëve u ka skaduar mandati ose do të dalin në pension. Fatin e konkursit të parë të shpallur në vitin 2016 për të cilin Televizioni Shenja raportoi para dhe pasi dështoi, si duket do ta ndjek edhe këtë konkurs të publikuar më 22 qershor të këtij viti nga i cili duhet të dalin emrat e 17 prokurorëve të rinj, gjithandej Maqedonisë.
Kërkohen shtatë prokuror publik dhe një prokuror themelor që do të punësohen në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup.
Konkurs ka edhe për një prokuror në Prokurorinë Themelore Publike të Maqedonisë
Nëse konkursi efektivizohet do të emërohen edhe dy prokurorë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit dhe nga një në Prokuroritë e Larta të Gostivarit dhe Manastirit.
Nga një prokuror themelor duhet të zgjidhet në Prokuroritë Themelore të Shkupit, Manastirit, Radovishit dhe Tetovës.
Sipas informatave të Televizionit Shenja, konkursi është përmbyllur më gjashtë korrik dhe konkurruesit tashmë janë intervistuar dhe presin emërimin.
Në fund të këtij muaji skadon mandati i prokurorëve të krimit të organizuar të cilëve kohë më parë iu vazhdua mandati për gjashtë muaj shtesë, derisa të ketë konkurs, ndërkohë edhe shumë pozicione në prokurori të ndryshme rreth Maqedonisë, kanë mbetur bosh dhe kështu është vështirësuar edhe funksionimi.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski nuk ishte i kapshëm për të komentuar këtë zvarritje.
Ferikan Iljazi Arifi
Zvarritet konkursi për prokurorë, 17 vende… by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- Kasami: Një tjetër lajm i madh për Pollogun! Një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro
- BIRN: Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë Ramën! Nika: Bën demagogji dhe manipulon mbi çdo argument që ka dhënë
- Fërçkoski: Maqedonia s’ka mosmarrëveshje me Bullgarinë, por me BE-në
- Besnik Emini edhe për një mandat në krye të ITSHKSH-së
- Toshkovski: Policia menjëherë e kapi zjarrvënësin, Prokuroria do ta trajtojë rastin
- Ademi, VLEN-it: Si do ta shkarkoni të zgjedhurit me vota nëse nuk e zbatojnë ligjin?
- BDI i reagon VLEN-it për autostradën Shkup-Bllacë: Po flisni sipas logjikës kriminale të Mexhitit
- Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

