Shfuqizimi i Këshillit për verifikimin e fakteve është një zgjidhje e qëlluar, meqë ai është një institucion politik i krijuar nga qeveria e mëparshme. Kështu vlerësohet vendimi i ish gjykatësit dhe avokati Jovan Joanidis, i cili beson se Këshilli nuk e ka justifikuar besimin e dhënë që del nga ligji.
Kompetenca e Këshillit për fakte, për mendimin tim tani do kalojë në Këshillin Gjyqësor Republikan. Kjo do të thotë se anëtarët e Këshillit Republikan Gjyqësor do të zgjidhen përsëri për shkak se anëtarët e tanishëm nuk e kishin atë kompetencë – deklaroi Jovan Joanidis, Ish-gjyqtar.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i drejtësisë Bilent Saliji një ditë më parë së bashku njoftuan se kanë formuar një grup pune për të monitoruar reformat në gjyqësor në periudhën e ardhshme. Vendimi për ta shfuqizuar këtë organ dhe bartja e kompetencave të tij në Këshillin gjyqësor është një nga 13 masat e parashikuara në programin aksionar qeveritar për reforma. Në të njëjtën kohë, dje nga qeveria thanë se nuk do të ketë ri-zgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve, siç njoftoi para zgjedhjeve Zoran Zaev, për të cilën gjë Osmani komentoi se kjo është kuptuar keq në publik. Ministri Saliji sërish tha se bëhet rishikim i strategjisë për reforma në gjyqësor. Pritjet janë se do të përfundojnë deri në fund të tetorit, kur duhet të sublimohen rezultatet e para.
Alsat-M

