Qeveria e Maqedonisë vendosi të miratojë një orar fleksibil të punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore, Me këtë iniciativë do t’u del në ndihmë prindërve të cilët fillojnë punën në orar të ndryshëm, por edhe qytetarëve, trë cilët kanë për obligim të paguajnë taksat shtetërore si dhe për nevojat e tyre administrative. Adminstratori Shiqiri Korumi, për Almakos thonë se ky ndryshim është në dobi të qytetarëve, ndërsa për të punësuarit e administratës do të duhet të përkushtohen më shumë, për nevojat e qytetarëve. Ndërsa për analistin Xhensur Iseni, ndryshimi i orarit do të sjell efikasitet në punën e administratës, e analisti tjetër Bujar Plloshtani thotë se në fillim duhet të depolitizohet nga ndikimet politike, dhe nëpunësit shtetëror të mund të ruajnë pavarësinë.
“Roli kryesor i shtetit modern në një ekonomi tregu demokratike është të sigurojë kushte dhe standarte të drejta dhe të barabarta si bazë për jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike të individëve dhe enteve ligjore. Mekanizmi bazë që përdoret nga shteti është ligji. Andaj mendoj se vendimi i fundit i qeverisë që disa institucione të punojnë me dy ndrrime si dhe ndryshime i orarit të punës ka qenë i mirëseardhur për punjonësit por edhe për qytetarët. Ndoshta në institucionet ku do të punohet me dy ndrrime do të rriten shpenzimet e atij institucioni, por do të jenë për të mirën e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Mendoj se ndryshimi i orarit sjell efikasitet më të madh në administratë. Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi mendoj se ka qenë edhe pakënaqësia e punonjësve me orarin aktual, i icili shihet si pengesë për një jetë të shëndoshë familjare. Andaj me ndryshimin e ri, rritet efikasiteti dhe dëshira për punë, duke pasur parasysh se shumë shtete europiane e praktikojnë këtë orar”, thotë politologu Xhenur Iseni, për Almakos.
Bujar Plloshtani, pos mendimit se administrata është e politizuar, ai shprehet se Maqedonia është një shtet që pretendon të inkuadrohet në vendet me demokraci të mirëfilltë, dhe për këtë arsye duhet ndryshime.
“Çdo shtet ka institucionet dhe administratën ku autorizohen të drejtat dhe detyrimet me interes publik. Administrata shtetërore kryen punët e administratës në kuadër të të drejtave, përgjegjësive dhe detyrimeve të Republikës së Maqedonisë. Organet e administratës shtetërore si pjesë e pushtetit ekzekutiv krijohen për funksionimin e shtetit dhe realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të qytetarëve dhe personave juridike. Në shtetet me demokraci të zhvilluar administrata shtetërore është e depolitizuar dhe kryen detyrimet në mënyrë efikase dhe transparente. Ndonëse, edhe Maqedonia si shtet që pretendon të inkuadrohet në vendet me demokraci të mirëfilltë, administrat shtetërore më tepër shihet si një instrument politik i pushtetit për të krijuar gardën e saj politike për të fituar në zgjedhjet e ndryshme dhe përdorimin e tyre për nevojat e politikës ditore.
Administrata shtetërore në rend të parë duhet të depolitizohet nga ndikimet politike, dhe nëpunësit shtetëror të mund të ruajnë pavarësinë e tyre politike dhe të kryejnë detyrimet publike në interes të qytetarit dhe në pajtim më ligjin.
Normalisht që pjesë e reformës së administratës shtetërore përbën depolitizimi, transparenca, efikasiteti në punë. Gjithsesi se prioritet tjetër është se administrata shtetërore duhet shkurtuar nga ngarkesa e administratorëve, që kohët e fundit duket se është stërngarkuar dhe se shkurtimi i orarit të punës duhet të bëhet për të qenë sa më efikase dhe transparente. Mendoj se orari në dy ndërrime nuk do të japë rezultate konkrete, e vetmja sfida e administratës shtetërore mbetet depolitizimi i administratës, shkurtimi i nëpunësve, veçanërisht të atyre që janë punësuar nga ndikimi i cilidopushtet. Andaj, shteti duhet të krijojë një administratë të profesionale e depolitizuar dhe efikase prej një kuadri profesional që do të jetë e aftë për çdo detyrim e shërbim publik”, tha Bujar Plloshtani, për Almakos.
Administratori Shiqiri Korumi thotë për Almakos se ky vendim i qeverisë është pozitiv, por për administratorët
Mendoj se është pozitive rreth orarit të ri të punës. Me të vërtet në disa institucione nevojitet ndrimi i dytë por, atyre që do të jenë ndrimi i dytë do të kenë të paktën diçka më shumë përqindje sesa ata në ndrimin e parë.
Kjo iniciativë e qeverisë nënkupton që shpesh herë ne si shtet dëshirojmë të kopjojmë Evropën apo SHBA-në, por jemi shumë larg. Me atë si e di unë, nga familjarëe miq, në Evropë ditën e premte punohet deri në ora 14:00, në mesditë, çka është shumē e pranuar për shumicën e administratës, ndërsa në Amerikë është e regulluar edhe festat shtetërore, ku nëse i bie brenda ditëve (e martë, e mërkur apo e enjte) ajo festë ose bëhet të hënën ose të premten.
Besoj se, me këtë vendim të qeverisë, qytetarët e thjeshtë do jenë më të kënaqur, ndërsa ne të administrates do të duhet ti shtrëgohemi punës më shumë dhe t’ju shërbejmë qytetarëve.
Por, gjithsesi është për tu përshëndetur dhe se duhet që më shumë të punon Qeveria për popullin sesa për funksionarët”, thotë Shiqiri Korumi, administrator në Prokurorinë e lartë Publike, për Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com

