Policia njofton se më 15.06.2026 në ora 12:47 në SPB Tetovë është raportuar se në një kanal uji ka një person të vdekur në territorin e fshatit Jelloc i Epërm.
“Zyrtarë policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.M. (64) nga fshati Debresh, i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gostivar.
Sipas raportimit, ai së bashku me kolegët e tij kishte ardhur në vendngjarje për të pastruar kanalin në zonën ku ndodheshin kanalet për mbledhjen e ujërave rrjedhëse, me çka kishte ngecur në njërin prej kanaleve.
Pasi është nxjerrë nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar, mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i punës, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë.


