Author: almakos

Zv. ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, Ioannis Amanatidis, ka deklaruar se Greqia e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e organizatave ndërkombëtare, si OKB-ja. Ai shtonë se Greqia mbronë interesat kombëtare në këtë kontekst. Duke folur për Maqedoninë, Amanatidis edhe njëherë konfirmoi qëndrimin e Athinës se ”Greqia dëshiron qëndrueshmëri dhe mbajtje të kohezionit të vendit dhe ishte e vetmja e cila nuk ndërhyri në punët e brendshme gjatë krizës jo shumë të largët”. Mirëpo, zv. ministri grek thotë se Maqedonia duhet që ta braktisë iredentizmin, që sipas tij, te gjeneratat e reja krijon frikë ndaj Greqisë. Amanatidis thotë…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Apelit vazhdon shqyrtimi i ankesave për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tenderi” ku e dyshuar kryesore është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska. Kançeska-Mileska është e dyshuara e parë në rastin “Tender” për manipulim me tenderin prej 1 milion eurosh për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së. PSP-ja ka këkuar paraburgim për ish-ministren dhe të akuzuarin e dytë, kurse masa të kujdesit, marrje të pasaportës dhe paraqitje në gjykatë, për të akuzuarin e tretë. Gjykata Penale vendosi që të gjithëve t’ua merr pasaportat. Për këtë, ankesa ka nga të dyja palët, nga të akuzuarit dhe nga PSP-ja

Lexo më Shumë

Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Drejtësisë sot do të mbajnë takim pune të përbashkët kushtuar implementimit të reformave të Planit 3-6-9 të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë. Në takimin në Klubin e deputetëve, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, si dhe përfaqësues të institucioneve në kompetencë të së cilave është edhe zbatimi i masave të gjyqësisë të parapara në Planin 3-6-9. Është paraparë para takimit, Osmani dhe Saliji të japin deklarata për mediat, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit i refuzon ankesat e PSP-së në rastin “Titanik”. Në këtë mënyrë refuzohen kërkestat për paraburgimin e të akuzuarve  Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer. Ndërkohë, këtyre personave nuk do t’ju kthehen pasaportat por nuk do të ketë as paraburgim siç kërkonte PSP-ja. Personat e lartpërmendur janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës zgjedhore.

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se nuk do të ketë rizgjedhje masive të gjykatësve duke hequr të vjetrit dhe vendosur të rinjtë. Në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, Osmani tha se reformat në këtë segment të gjyqësorit do të bëhen me avancimin e rolit të Këshillit të ri gjyqësor, i cili do të bëjë ndryshime në rregulloret e emërimit dhe disciplinimit të gjykatësve gjë që do të stimulojë kontroll më të madh të kualitetit të punës së gjykatësve. BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Vlerësoj se është një gabim në interpretim se Qeveria do të bëjë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Bosnje Hercegovinës së shpejti do të mund të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime. Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, i cili po qëndron në Bosnjë e Hercegovinë  si pjesë e një delegacioni qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ka takuar në Sarajevë, ministrin e Sigurisë së BeH-së, Dragan Mektiç. MPB e Maqedonisë bën të ditur se në takim, ministrat diskutuan  mundësinë e  nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në mënyrë që shtetasit e të dyja vendeve të mund të hyjnë në shtetet respektive vetëm me letërnjoftime.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ја akuzon Qeverinë se për më pak se dy muaj ka futur shtetin në borxh për rreth 70 milionë euro dhe se me ribalancin e Buxhetit parashikohet rritje e huamarrjes për 150 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar. VMRO-ja thekson se ministri Dragan Tevdovski vetëm në disa ditë ka krijuar borxh të ri prej 4.5 miliardë denarë vetëm në bazë të ankandeve të letrave me vlerë. VMRO-DPMNЕ pyet LSDM-së se ku planifikon t’i harxhojë paratë e marra hua. VMRO-DPMNE “Qeveria e LSDM-së çdo ditë po i fut në borxh qytetarët për 1.7 milion euro. Prej se LSDM erdhi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit nesër do të shpallë vendimet për paraburgimin eventual të Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës,  Mile Janakieskit,  Kirill Bozhinovskit, Martin Protogjerit ashtu siç kërkonte Prokuroria Speciale. Vendimet e Apelit vijnë pas ankesave të Prokurorisë Speciale ndaj vendimit të shkallës së parë që këta të akuzuar të mbeten vetëm pa pasaportë. Ndërkohë që pritet vendimi i Apelit, Gjykata Supreme do të fillojë të shqyrtojë ankesat e PSP që kanë kaluar dy nivelet gjyqësore, dhe tani presin nga kryetari i Supremes Jovo Vangellovski të japë fjalën përfundimtare pro ose kundër paraburgimit të disa personave. VMRO- DPMNE ndërkohë ka akuzuar Prokurorinë Speciale…

Lexo më Shumë

Një person i ndjerë, dy të plagosur dhe një familje e trazuar përjetësisht ishte epilogu i përleshjes së armatosur që ndodhi dy vjet më parë në një lokal në Kumanovë. Aktivistë të BDI-së ishin mbledhur për t’u marrë vesh se kush do të jetë kryetar i degës së partisë në këtë qytet, por pasi ishin ndarë në dy taborre, njëri pro Bajram Limanit dhe tjetri pro Xhemail Rexhepit, ishin nxjerrë armët dhe kishin nisur përleshjet. Familjarët e të ndjerit akuzonin direkt liderin e BDI-së si porositës të vrasjes së birit të tyre pasi për Televizionin Shenja pohonin se ai u…

Lexo më Shumë

Sot u mbushën dy vjet nga vrasja e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës. Vrasja e tij erdhi si rezultat i përplasjeve brenda partiake në degën e BDI-së në Kumanovë. Përvjetorin e ndarjes nga jeta të Komandant Shqiponjës, sot e kujtuan familjarët dhe bashkëluftëtarët e tyre, në një akademi përkujtimore në qytetin e lindjes. ENVER HALIMI, BASHKËLUFËTAR“Prehu në paqe komandant. Lavdi kutjimit, emrit dhe veprës së Xhemail Rexhepit, ‘Komandant Shqiponjës’. I lehtë qoftë dheu i vendlinjdes, që aq shumë e deshe. Lavdi dëshmorëve të lirisë”. QAIL REXHEPI, VËLLAI I “KOMANDANT SHQIPONJËS”“Ne familja do të jemi gjithmonë krenar. Do të mundohemi ta…

Lexo më Shumë

23 July Banorë të pandërgjegjshëm të Shkupit po uzurpojnë hapësira të ndryshme publike duke hedh mbeturinat ndërtimore dhe orendi të vjetra shtëpiake, respektivisht çdo gjë të panevojshme në shtëpitë e tyre. Këtë fotografi të pakëndshme mund ta hasim në shumë komuna të Shkupit, por me të theksuara janë komuna e Çairit dhe ajo e Shuto Orizares, thonë nga ndërmarrja publike “Higjiena Komunale”. Ekipi i Alsat M inspektoi shumë pika ku janë të vendosura kontejnerët për mbeturina, fatkeqësisht këta të fundit ishin të zbrazur ndërsa qytetarët mbeturinat i kishin hedhur në tokë. Banorët e anketuar dënojnë këtë akt të pandërgjegjshëm. “Nuk…

Lexo më Shumë

23 July Edhe pse sot skadon afati 48 orësh brenda të cilit Apeli duhet të merr vendime lidhur me ankesat e udhëheqjes së VMRO DPMNE-së për kthimin e pasaportave, nga Gjykata njoftojnë se vendimet do të bëhen publike më së voni deri nesër. Në pyetjen e televizionit Alsat nëse vendimet veçmë janë marrë, nga Gjykata e Apelit morëm përgjigjen se për momentin është vendosur vetëm struktura e dokumentit. Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës…

Lexo më Shumë