Në Gjykatën e Apelit vazhdon shqyrtimi i ankesave për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tenderi” ku e dyshuar kryesore është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska.
Kançeska-Mileska është e dyshuara e parë në rastin “Tender” për manipulim me tenderin prej 1 milion eurosh për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së.
PSP-ja ka këkuar paraburgim për ish-ministren dhe të akuzuarin e dytë, kurse masa të kujdesit, marrje të pasaportës dhe paraqitje në gjykatë, për të akuzuarin e tretë.
Gjykata Penale vendosi që të gjithëve t’ua merr pasaportat. Për këtë, ankesa ka nga të dyja palët, nga të akuzuarit dhe nga PSP-ja

