https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1774344642606380/
Qytetari nga Dibra Xhemail Çupi, njëherë dhe në bordin drejtues të Lëvizjes Besa, dega në Dibër, në një intervistë për Almakos, thotë se edhe pse qyteti është i boshatisur, ku të rinjtë ikin jashtë, ka një anë pozitive. Ai përmend figurat dibrane, të cilët kanë vepruar dhe që janë në poste të larta të institucioneve të vendit, por edhe jashtë Maqedonie.
Çupi, e sheh me një sy të mirë, edhe ikjen e dibranëve, veçmas ata dibranë që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, ku edhe kanë kthyer kokën pas, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dibran në Maqedoni. Ata kanë hapur biznese, shoqata bamirëse, për të mbuluar shpenzimet e dibranëve të varfër dhe për të punësuar të rinjtë.
“E para është që ato që kanë emigruar përkohësisht në qytetet tjera shqiptare, këtu në Maqedoni, Tetovë, Shkup,pastaj në Prishtinë dhe Tiranë, ata nuk janë njerëz të thjeshtë, por janë personalitete të spikatur në të gjitha sferat jetësore. Ne kemi rektor, që është dibran, ne kemi drejtor spitali, ne kemi drejtor reparti në klinikën universitare, ne kemi profesorë, akademikë dhe kjo na bën të jemi krenar se jemi dibran.
E dyta një kategori që ka emigruar në Evropë dhe përtej Atlantikut, pra në SHBA, ata prej mallit dhe nostalgjisë të këtij vendi, nuk kanë qëndruar rahat, por kanë dëshmuar se i takojnë këtij vendi dhe kanë kontribuar, për këtë vend. Më lejoni të theksoj dy elemente: dibrani një hapsirë të vogël që ka gjetur, e ka shfrytëzuar për të investuar në këtë vend, përshembull kemi kompaninë “Slice”, ose simotrat e saj, që në qytetin e Dibrës janë shkaktar i pengesës së migracionit, pra është një dibran që pengon emigracionin që punëson 150, mbase 200 dibran të rinj. Edhe të tjerët me aktivitetet humanitare, dëshiroj të spikas Shoqatën Atdhetare Dibrane, disa të rinj entuziast, që janë duke punuar për këtë vend, pavarësisht se fizikisht nuk janë këtu” Më lejoni të theksoj që para një muaji njëqind mijë dollar, u investuan, për katër shtëpi, për njerëzit e varfër, kjo është një vazhdimësi e asaj që kanë bërë prindërit tanë, mësuesit e parë që mësuan në mësonjtoren e Elbasanit dhe pastaj gjithë kontributin e tyre e dhanë në Pollog dhe Karadak dhe ne jemi vetëm fëmijët e tyre dhe krenohemi”, tha Çupi, për Almakos.
Ai shtoi se edhpse qyteti ballafqaohet me probleme të ndryshme. Gjatë bisedës në qendër të qytetit spikatëm edhe mungesën e pemëve dhe gjelbërimit, ku ambieti i gjelbëruar ndalon ndotjen e ajrit nga lëvizja e makinave, ose tymi i fabrikave, në këtë qytet.
“Unë do mundohem të zhveshem nga funksioni politik që kam, sepse njerëzit tashmë ashtu më njohin. Ne si qytetar, kemi bërë përpjekje për të patur diçka, por kur ajo nuk bëhet me profesionalizëm, me persona adekuat dhe me projekte konkrete, pavarësisht qëllimit të mirë, rezultati nuk është ai që është pritur nga qytetarët. Ne pikërisht jemi në sheshin që aq shumë u promovua dhe fatkeqësisht ia ka humbur atë shijen sheshit që ishte dikur. Elementi kryesor i një sheshi janë padyshim drunjtë, sot kemi drunj që janë të vendosura në vazo, po kemi rrugë, që pjesa dërmuese e dyqanjxhive, që merren me tregti ankohen se nuk ka parking, ku edhe blerësi nuk ka mundësi ku ta lë makinën gjatë blerjes.
Kështu që një rast të parë të mundshëm ne gjithsesi që do ta revitalizojmë këtë projekt, që në fakt nuk është projekt, vetëmse punë me qëllim të mirë”, tha Çupi, për Almakos.
Çupi si pjesë e Lëvizjes Besa na tregon për angazhimet e tij dhe entuziazmin e të rinjve dibranë mbi ideologjinë e kësaj lëvizje me një frymë të re, për qëllime të mira.
“Lëvizja Besa nisi me një skepticizëm të madh përshkak të pankartës negative mediatike. Rol këtu keni edhe Ju pasksa, si gazetar, por fundja e bëni punën tuaj për të qenë në qendër të vëmendjes. Pastaj duke u kyçur figura, personalitete, të rinj entuziast, njerëz të pa koruptuar të familjeve të nderuara qyteteare dibrane, ky botëkuptim për lëvizjen Besa është ndryshuar. Ne tashmë jemi një faktor në qytetin e Dibrës dhe dita ditës jemi në përpjekje të vazhdueshme të qëndrojmë në arenën politike, në këtë qytet edhe pse është i vogël, por ka një rol të rëndësishëm në nivel Republikan, pavarësisht se ky qyet ka pak votues, por nëse ia dalim të fitojmë, është një sihariq i mirë edhe për qytetet tjera”, tha Çupi, për Almakos.
Ai shtoi se misoni i lëvizjes Besa ka një synim të mirë, për të ec përpara qyteti i Dibrës dhe qytetet tjera, në Maqedoni.
D.Kërluku
Almakos.com
Kamera dhe montazh: Edvin Sejrani

