Vizita e delegacionit qeveritar të Maqedonisë në nivel të lartë në Bosnjë e Hercegovinë është fillimi i bashkëpunimit të paralajmëruar intensiv mes të dy shteteve dhe është në frymën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal të nevojshëm për integrime euroatlantike, vlerësuan kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq në takimin e sotëm në Sarajevë.
“Republika e Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovina sot në vepër e realizojnë obligimin e ndërmarrë për zhvillim të bashkëpunimit rajonal para Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Zaev.
Në takim, siç kumtoi Shërbimi qeveritar, është konstatuar se të dy shtetet nuk kanë çështje të ndjeshme për zgjidhje dhe se marrëdhëniet bilaterale kanë rrugë të hapur për ardhmëri të mirë përmes vullnetit të shprehur politik për avancimin e bashkëpunimit.
Është vlerësuar se dokumentet për bashkëpunim në bujqësi dhe kulturë, që nënshkruhet sot, sjellin lehtësime për qytetarët në këto sfera.
Është theksuar se do të vijojnë edhe hapa në drejtim në njohjes reciproke të patent shoferëve, hyrje dhe dalje në shtete me letërnjoftime, hapje të linjës ajrore në relacionin Shkup – Sarajevë, që do të për rritjen e konsiderueshme të bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit.

