VMRO- DPMNE ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është politike dhe kontrollohet nga partia e Zoran Zaevit. Bojan Stojanovski nga VMRO, në një konferencë të mbajtur para Prokurorisë Speciale tha se të gjitha rsatet e hapura nga PSP si “Target”, “Fortesa”, “Treqind”, “Titanik”, “Trajektore”, “Tank”, “TNT” “Transporter”, “Tenderë” dhe të tjerë, janë tërësisht konstruksione politike dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me drejtësinë.
“Akuzat për të gjithë këto raste të hapura janë pa asnjë provë, janë me qëllim që të bëhet persekutim politik ndaj VMRO-së, i inspiruar nga LSDM. PSP përpiqej që me para të arrinte në deklarata të rreme me qëllim që t’i vërtetonte rastet e montuara. Atje ku nuk mund të blinte, PSP shërbehej me frikësim dhe kërcënim ndaj personave me qëllim që ata të vërtetonin diçka që nuk kishte ndodhur kurrë”, tha ai.

