Komisionin parlamentar për Financa dhe Buxhet sot po vazhdo debati për ribalancin e buxhetit të propozuar nga Qeveria. Debati filloi të hënën kur ministri i Financave e elaboroi ribalancin e propozuar.
Qëllim kryesor i ribalancit, siç elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, është që t’i zvogëlojë shpenzimet joproduktive dhe të sigurojë hapësirë për realizim të politikave të qeverisë së re.
Të ardhurat e përgjithshme në gjashtë muajt e parë janë 86,4 miliardë denarë që është 46 për qind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa të dalurat janë 94,6 miliardë denarë. Në anën e shpenzimeve ulje serioze ka tek shpenzimet për mallra dhe shërbime të cilët janë shkurtuar për 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin inicues.
Me ribalancin, siç tha, janë planifikuar 23,4 miliardë denarë për të dalura kapitale dhe për shkak të realizimit të ulët në gjysmën e parë të vitit është realizuar zvogëlim tek projektet të cilët kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit. Rritja e ekonomisë me ribalancimin është reviduar në 2,2 për qind për sivjet, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 2,9 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor.

