Sot para gazetarëve u bë prezantim i prioriteteve dhe masave për arsim dhe politika rinore përgatitur nga organizatat qytetare si pjesë e dokumentit “Propozim i organizatave qytetare për reforma urgjente demokratike” në organizim të Fondacionit Shoqëri e hapur-Maqedoni dhe Forumit rinor arsimor, njofton Almakos. Në takim, u prezantua dokumenti i përgaditur në lidhje me përvojën shumë vjeçare dhe ekspertizat në kornizat e fushave të përcaktuara për intervenim të duhur. Në këtë dokument grupa e planifikuar e organizatave joqeveritare dhe ekspertë japin këndvështrimin e tyre mbi prioritetet dhe masat që duhet të udhëzohet programi qeveritar në 12 muaj në vazhdim. Fushat…
Author: almakos
Gazetar të portalit Almakos, vizituan qytetin e Dibrës, ku edhe takuan personalitete, të fushave të ndryshme, se si zhvillohet jeta në këtë qytet. Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në një intervistë për Almakos, thotë se para se të merr këtë post, në fushatën e tij ka premtuar se do të ndërtojë gjimnazin, prej 5400 m2, dhe tashmë e ka bërë. Ndërsa , gjatë këtyre katër viteve, ai i ka dhënë pamje tjetër qytetit të Dibrës, duke shndëruar rrugët e qendrës me pllaka guri. Për këtë projekt ai nuk e mohon përkrahjen e dibranëve që jetojnë në Amerikë. Ai…
Zgjedhjet lokale nga kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallen më 6 gusht, nëse nuk ndryshon asgjë në lidhje me mbajtjen e tyre, për të cilat është caktuar data 15 tetori. Kështu ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi, në intervisë për agjencinë e lajmeve MIA. TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT “Nëse kështu shkojnë punët, 6 gushti është afati i fundit që t’i shpall zgjedhjet lokale dhe me atë të fillojnë të rrjedhin afatet dhe organizimi lidhur me zgjedhjet lokale dhe më pas do të punonim deri në fillim të fushatës parazgjedhore deri më 25 shtator”. Për mbajtjen e zgjedhjeve lokale…
Gjithsej 73 reforma në 11 sfera janë paraparë në tremujorin e parë të planit të ashtuquajtur 3-6-9 për procesin reformues. Detajet janë prezentuar sot në Sekretariatin për euro integrime, para përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, ndërsa paraprakisht zëvendës kryeministri për euro integrime Bujar Osmani mbajti edhe një brifing me gazetarë ku njoftoi për rrjedhën e implementimit të reformave. Në deklaratën për mediat mbajtur para fillimin të tribunës, Osmani tha se problem kryesor mbetet implementimi për shkak të periudhës së limituar, si pasojë e pushimeve dhe organizimit të zgjedhjeve lokale. BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR EURO-INTEGRIME “Plani në tremujorin e parë parasheh 73…
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski mbajti fjalim politik në Gjykatën e Apelit ku po shqyrtohej paraburgimi i tij si i akuzuar në rastin “Titanik”, duke thënë se Prokuroria Speciale Publike po përndjek politikisht atë dhe drejtuesit e partisë së tij, për t’ia dobësuar partinë dhe për t’ia shkurtuar numrin e votave. Gjatë fjalimit të përmbledhur në disa faqe teksa arsyetonte përse nuk duhet shkuar në paraburgim, ai theksoi se në qoftë se e burgosin, kjo do ta vendoste në pozitë më të ulët se oponenti i tij politik, dhe kështu ka gjasa që të humb votat. NIKOLLA GRUEVSKI, KRYETAR I VMRO DPME…
Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska për nesër caktoi vazhdimin e debatit sipas amendamenteve për buxhetin. Me këtë veprim, ajo praktikisht ia pamundësoi kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, të caktojë seancë plenare për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Nga Kabineti i Xhaferit njoftuan deri tani nuk dihet se kur do të caktohej vazhdimi për shkarkimin e Zvërlevskit, meqë po tentojnë të arrijnë konsensus partiak. Nuk përjashtohet mundësia që me zgjatjen e procedurës për shkarkim dhe me afatet ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik, procedura të zgjatet deri pas zgjedhjeve lokale.
Fshati Poroj vazhdon të përballet ende me problemet e njëjta. Vërshimet e fundit që kanë ndodhur ditën e enjte kanë shkaktuar pasoja të mëdha. Dëmi vjen si pasojë e lumit i cili në çdo vërshim del nga shtrati. Kryetari i bashkësisë lokale thotë për televizionin shenja se problemi është i kahmotshëm, dhe që nga viti 2015 ky fshat has vështirësi nga më të ndryshmet. Sipas tij, tokat pjellore me të cilat një pjesë e madhe e banorëve sigurojnë të ardhura për jetë dhe rrjeti i ujësjellsit pasojnë me dëme të jashtëzakonshme. Ai tha se ende pa u bërë dz muaj, ka…
Të akuzuarit në lëndët “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski kanë dorëzuar ankesat e tyre pranë Gjykatës Supreme për masën e paraburgimit që e konfirmoi Gjykata e Apelit. Që të tre me ditë të tëra kanë pritur që vendimin për paraburgim ta marrin në adresën e shtëpisë, që më pas të ankohen në Gjykatën më të lartë. Tani Supremja ka afat prej 48 orëve të prononcohet lidhur me ankesat. Grujovski, Jakimovski dhe Boshkovski akuzohen për përgjim joligjor dhe shkatërrim të provave. Për shqiptimin ose jo të paraburgimit, do të vendosë kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski…
Banorë të komunës Butelit, respektivisht të rrugës “Ho Shi Min” dhe “ Cetinska” kanë aktualizuar protestat kundër ndërtimit të 7 ndërtesave banimi dhe zgjërimin e rrugës “Boca Ivanova” që do të kaloj përmes oborreve të tyre. Banorët shprehen të revoltuar për ndryshimin e Planit detal urbanistik në këtë komunë, madje duke apeluar këshillin e komunës të mos e miratoj këtë pikë në seancën e javës se ardhshme. “Ne jemi kundër asaj që të ndërtohen ndërtesa, jemi kundër asaj që të na marrin oborret tona, mua diku afër 86 metra katrorë të pronës private dëshirojnë t’i marrin. Dëshirojnë t’i marrin që…
Nuk ka paraburgim për Toni Trajkovskin, Ilija Dimovskin dhe Biljana Brishkovska Boshkovskën. Gjykata e Apelit ka vendosur që prezenca e tyre gjatë procedurës gjyqësore të sigurohet vetëm me marrjen e pasaportave. Toni Trajkovski akuzohet nga Prokuroria Speciale në rastin “TNT” për rrënimin e paligjshëm të objektit “Kosmos”. Ilija Dimovski është i akuzuar në rastin “Titanik” për bashkim kriminl dhe keqpërdorim të mjeteve të destinuara për fushatë zgjedhore. Në të njëjtin rast është akuzuar edhe Biljana Brishkoska Boshkovska nga Ministria e Drejtësisë. Maratona e ankesave të PSP do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme por do të përfshihet edhe Gjykata Supreme…
Bashkësia Islame e Maqedoisë i ka dhëne mbështetje të plotë iniciativës qytetare për ndërtimin e xhamisë në lagjen Shkup-Veri të komunës së Butelit. Nga ky institucion fetar thonë se kanë njohuri për rrethimin e lokacionit me rrjet të gjelbërt ku parashikohet të ndërtohet xhamia, duke shtuar se këtë nismë do ta realizojnë deri në fund me qëllim të përmbushjes së këresave dhe nevojave fetare të banorëve të kësaj pjese. Qëndrojmë pas kërkesave të atij këshilli dhe ai këshill është pjesa e jonë, ndërsa nevoja është komplet e Islamit dhe të myslimanëve në atë vend ku jetojnë. Unë kam bindje se…
Taravari në rrjetin social “Facebook” ka shkruar, për për zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë, ku ndë të tjera thotë: LR-PDSH-ja njofton dhe siguron të gjithë qytetarët, miqtë, dashamirësit dhe simpatizantët e saj se çdo kandidaturë eventuale për zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë, do të kalojë në optikën e organeve fuqiplota të partisë tonë. Çdo emër, çdo individ, do të analizohet për t’ju sjellë alternativat më dinjitoze në mënyrë që të zgjidhni ofertën më të mirë e mos të jeni në pozitën e trishtë që na ka përndjekur si popull duke na detyruar të zgjedhim të keqen më të…

