Sot para gazetarëve u bë prezantim i prioriteteve dhe masave për arsim dhe politika rinore përgatitur nga organizatat qytetare si pjesë e dokumentit “Propozim i organizatave qytetare për reforma urgjente demokratike” në organizim të Fondacionit Shoqëri e hapur-Maqedoni dhe Forumit rinor arsimor, njofton Almakos.
Në takim, u prezantua dokumenti i përgaditur në lidhje me përvojën shumë vjeçare dhe ekspertizat në kornizat e fushave të përcaktuara për intervenim të duhur. Në këtë dokument grupa e planifikuar e organizatave joqeveritare dhe ekspertë japin këndvështrimin e tyre mbi prioritetet dhe masat që duhet të udhëzohet programi qeveritar në 12 muaj në vazhdim.
Fushat e politikave publike janë të punuara në dokumentin ku përfshin: ekonominë dhe financat publike, gjykimin e drejtë, luftën kundër korupsionit, zgjedhjet dhe sistemin e zgjedhjeve, administratën publike, kontrollë drejt policisë dhe agjensisë për siguri, për Kunvendin, shoqërinë civile, mbrojtjen sociale, qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, arsimimin dhe politikat rinore, mjedisin jetësor, energjetikën, kulturën dhe shëndetin.
Në procesin për përgaditjen e përmbajtjes së politikave publike kanë marrë pjesë 146 anëtarë nga 73 organizata joqeveritare, studiues dhe ekspert të pavarur, të cilët japin kontributin në punën e grupit, të forumit: “Propozim shoqërisë civile për reforma urgjente demokratike”
Sipas organoizatorëve reformat në arsim, duhet të bëhen në të mirë të sistemit arsimor dhe në përmirësimin e kushteve të fëmijëve në shkolla, veçmas atyre të komuniteteve të margjenalizuara.
“Trajnimet dhe të rinjtë duhet të kenë vëmendje më të madhe te arsimi i fëmijëve parashkollor, përmirësimi i kualitetit dhe të sistemit për sigurim të cilësisë në të gjitha shkallët dhe pikëpamjet arsimore, si dhe kah përmirësimi i arsimit inkluziv, veçmas të fëmijëve që më herët e lëshojnë arsimimin, fëmijët me arritje minimale në sukses, ku janë romët, fëmijët e komuniteteve që anashkalohen, fëmijët me nevoja të veçanta, etj”, tha Suzana Becokovska, nga Fondacioni i Shoqërisë së hapur – Maqedoni, njofton Almakos.
Ajo shtoi se deri në fund të vitit 2017, duhet të ndërmerren strategji të veçanta në arsim, për të mirën e të gjithëve. Ku është e domosdoshme të marrin pjesë ekspertë dhe njerëz që njohin mekanizmat arsimore dhe ku do të bazohen në kurikulumet evropiane për kualitet, e cila do të çojë në arritjen e standardeve nacionale për çdo ciklus arsimor si dhe arritjen e mendimit kritik kah nxënësit, respektimin e të drejtave njerëzore, vlerësim demokratik, integrim ndëretnik, barazi dhe respektimi i të tjerëve.
Ata propozojnë të parashihen ligje për ciklin parashkollor, për stafin akademik si dhe të reformohen arsimi inicial dhe sistemi për trajnim të mësimdhënësve, të ndalohet ligji për Universitetin “Damjan Gruev”, dhe të merret ligj i ri për arsimin e lartë, e cila do të fuqizojë autonominë dhe respektimin e universitetit dhe të vendoset model i ri për organizimin studentor. Rievidentimi i rregullave të tjera për arsim duhet të përfshijë demokracinë në përparimin e shkollave dhe drejtorëve dhe mësimdhënësve, arsimin e mesëm dhe pjesmarrjen si dhe fshirjen e disa sanksioneve ndaj mësimdhënësve, nxënësit dhe prindërit.
Në këtë debat u fol edhe për problemet brenda shkollave, ku paraqitën shembuj konkret të pranishmit. Ndërsa, në pyetjen nëse librat do të duhen të jene të njejta, për shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoni si abetarja, libri i historisë, përfaqësuesit e debatit nuk komentuan, dhanë arsyen se nuk është dëgjuar një rast i këtillë deri më sot, edhepse nga studiues shqiptarë është diskutuar për këtë çështje në arsimin shqip, në Maqedoni e Kosovë.
D.Kërluku
Almakos.com

