Gjithsej 73 reforma në 11 sfera janë paraparë në tremujorin e parë të planit të ashtuquajtur 3-6-9 për procesin reformues. Detajet janë prezentuar sot në Sekretariatin për euro integrime, para përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, ndërsa paraprakisht zëvendës kryeministri për euro integrime Bujar Osmani mbajti edhe një brifing me gazetarë ku njoftoi për rrjedhën e implementimit të reformave. Në deklaratën për mediat mbajtur para fillimin të tribunës, Osmani tha se problem kryesor mbetet implementimi për shkak të periudhës së limituar, si pasojë e pushimeve dhe organizimit të zgjedhjeve lokale.
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR EURO-INTEGRIME
“Plani në tremujorin e parë parasheh 73 masa në 11 fusha, më së shumti ka në gjyqësor 13 masa, 11 për zgjedhjet lokale, 9 për Kuvendin dhe të tjera të cilat duhet të realizohen. Qëllimi i kësaj tribune tematike është për ta prezentuar tani sistemin për implementimin e këtyre 73 masave për çka na duhet mbështetje nga sektori joqeveritar dhe mbështetje nga të gjithë”
Përfaqësuesit e sektorit civil të pranishëm në tribunën e sotme thanë se përfshirja e tyre në realizuimin e reformave është një hap pozitiv, por kërkuan që kjo të mos mbetet në vullnetin e lirë të Qeverisë, por të formalizohet.
ARDITA ABAZI, OJQ INSTITUTI PËR POLITIKË EVROPIANE
“Qeveria mund të parashoh pikë së pari mjete formale në këtë planin e vetë 3-6-9 se si ta përfshijë shoqërinë civile në monitorim dhe konsultim për implementimin e planit të cilën ne e paraqshohim si masë dhe ajo ka qenë njëra prej vërejtjeve kyçe që ne kemi pas për planin, sepse tani qeveria është e hapur për bashkëpunim, mirëpo nëse ka ndonjë qeveri më tej ne nuk mund t’ua lëmë bashkëpunimin mekanizmave joformal”
I pyetur nga gazetarët, Osmani u zotua se ligji për gjuhën shqipe do të miratohet në tremujorin e parë dhe në rast se Komisioni i Venedikut do të vonojë dhënien e mendimit, atëherë nuk do të presin por ligji do të hyjë në Kuvend paraprakisht.
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR EURO-INTEGRIME
“Ligji për gjuhën shqipe është një prej 73 masave që duhet të realizohen në tremujorshin e parë, shpresojmë shumë shpejt të futet në procedurë qeveritare dhe pastaj pasi të miratohet në Qeveri do të futet edhe në Parlament. Do të kërkojmë me insistimin e Komisionit Evropian edhe mendim në Komisionine Venedikut, mirëpo nëse ky proces do të vonohet, Parlamenti do ta miratojë”
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, tha se në zbatimin e reformave urgjente dhe përpilimin e reformave të tjera kyçe për debllokimin e procesit integrues, është e patjetërsueshme edhe përfshirja dhe mbështetja e opozitës.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Plani 369, shumë reforma për tremuajshin e parë… by tvshenjaofficial

