Gazetar të portalit Almakos, vizituan qytetin e Dibrës, ku edhe takuan personalitete, të fushave të ndryshme, se si zhvillohet jeta në këtë qytet.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në një intervistë për Almakos, thotë se para se të merr këtë post, në fushatën e tij ka premtuar se do të ndërtojë gjimnazin, prej 5400 m2, dhe tashmë e ka bërë. Ndërsa , gjatë këtyre katër viteve, ai i ka dhënë pamje tjetër qytetit të Dibrës, duke shndëruar rrugët e qendrës me pllaka guri. Për këtë projekt ai nuk e mohon përkrahjen e dibranëve që jetojnë në Amerikë.
Ai shprehet se ka bërë punë që 30 vite nuk i ka prekur njeri, madje edhe 100 vite. Thotë që ka investuar në rrugët Varrosh dhe lagjet e Dibrës, përmes IPA fondeve, për sistemin e ujit, por keqpërdorimi i ujit nga qytetarët bën që të ketë probleme me ujin, në shtëpitë e dibranit.
Në Dibër, dy investime të rëndësishme, që janë bërë vitet e fundit, ka ndikuar pozitivisht për punësimin e banorëve. Pra fabrika “Maya”, e cila prodhon 16 mijë litra ujë, në minutë. Dhe investimi i dytë është fabrika për qumësht, që prodhon 4 – 5 ton qumësht në ditë, etj.
Ai tregon, për aktivitetet dhe realizimin e projekteve për rrugën Dibër – Strugë, rikonstruimin e urës së liqenit me investim 2 milion e gjysmë euro.
Për Rikonstruimin e Urës së boshkut, me gajtësi 9 kilometra, Lata thotë se këto ditë do të përfundojë.
Ndërsa, qyteti i Dibrës ka qendrën për Kulturë, drejtori i kësaj qendre Artin Spahiu, për Almakos thotë se kjo qendër e mban gjallë jetën kulturore, me disa aktivitete, por që përkrahje nga Ministria e Kulturës nuk është aq e madhe sa kërkohet për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve në këtë qendër.
“Ne duke patur parasysh me kushtet që I kemi dhe me një varfëri relativisht eksistuese, duke e ditur se arti është veprimtari kapitaliste, mendoj se vetëm Dibrës i takon, në nivelin artistic të qytetarëve dhe në nivelin kulturor i takon që ta mban kulturën në këto troje, pse jo edhe në mbarë shqiptarinë”, thotë Spahiu, për Almakos.
Ai shton se Dibra është qyteti i vetëm që ka zanafillat e avancimit të jetës kulturore, duke filluar nga Festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoni, festivalet e fëmijëve, aktivitetet e klubeve në sferën e artit. Ka kinemanë e saj, biblotekën mjaft të pasuruar me libra, ku edhe frekuhentohen dashamirët e librit.
Spahiu tregon edhe investimet që janë bërë në Qendrën për Kulturë, ku edhe ka marrë përkrahjen minimale nga Ministria e Kulturës.
Në qytetin e Dibrës ndodhen edhe banja e Banishtit dhe Kosovrastit, përfaqësuesi Trim Qemal thotë se Banja e Banishtit është në një lartësi mbidetare prej 880 metra, në zemrën e një rripi malor të mbushur me pisha të larta, ndodhet resorti më i vjetër në rajon me emrin Banjisht. Ku edhe ka atmosferë të qetë dhe relaksuese.
“Ne kemi të punësuar 200 punëtorë. Na vjen shumë mirë që ne jemi si një incubator për zhvillimin e Dibrës, sepse të rinjtë punësohen në këtë kompani dhe me projektin, i cili është gati në përfundim, që të bëjmë edhe dhjetra punësime në qytetin e Dibrës. Përveç kësaj përfitoojnë edhe shumë biznese në Dibër, sepse bëjmë furnizime atje, ku klientët tanë, që janë në numër shumë të madh, rregullisht bëjnë Pazar në tregun e Dibrës”, thotë Qemali, për Almakos.
Ai tregon se klientela është nga Shqipëria, Kosova, por edhe Evropa, dhe gjithë bota. Ndërsa, për banorët e Dibrës kanë krijuar pishina të veçanta, për ti shfrytëzuar çdo ditë.
Qytetari nga Dibra Xh. Çupi thotë se edhe pse qyteti është i boshatisur, ku të rinjt ikin jashtë, ka një anë pozitive.
“E para është që ato që kanë emigruar përkohësisht në qytetet tjera shqiptare këtu në Maqedoni, Tetovë, Shkup,pastaj në Prishtinë dhe Tiranë, ata nuk janë njerëz të thjeshtë, pore janë personalitete të spikatur në të gjitha sferat jetësore. Ne kemi rector, që është dibran, ne kemi drejtor spitali, ne kemi drejtor reparti në klinikën universitare, ne kemi profesorë, akademik dhe kjko na bën të jemi krenar se jemi dibran”, tha Çupi, për Almakos.
Ai shtoi se edhe pse kanë ikur dibranët, përsëri ata dibranë i kanë ndihmuar Dibrës, duke hapur bizneset e tyre në këtë qytet. Poashtu, duke ndihmuar edhe bashkëqytetarët e vet, me mjete financiare.
Fatmir Karameti, pronar i radio “Merlinit”, në Dibër thotë se kjo radio kishte staf që përkushtoheshin në punë, por secili mendoi për një jetë më të mirë, meqë Dibra nuk ia mundësonte. Karameti thotë se e themeloi radion, për të punësuar të rinjtë, por si fillim nisi puna në të zezë, pastaj shteti i dha leje, për funksionimin e radios.
“Radio Merlini u hap në vitin 1991, njëkohë punuam në të zezë, meqë shteti nuk na jepte mundësi, bëmë kërkesë, por deri sa të vie ligji të punonojmë ose mos punojmë, por ne nisëm punën, dhe në itin 1995 I morëm koncesionet dhe vazhduam punuam deri më 2012”, tha Karameti, për Almakos.
Qyteti i Dibrës ndikohet edhe nga ajri i papastër I deponisë, dhe për këtë Bardhyl Marku thotë se ka katër vite që e hulumton dhe e ndjek situatën me deponinë e Dibrës dhe konstaton se gjendja është alarmante.
“Unë kam qenë dëshmitar, kam qenë edhe viteve të tjera, por edhe këtë vit, të paktën katër vite me radhe bëj inçizime dhe regjistrime dhe mund t’ju them se kjo deponi është në këtë gjendje, kjo deponi nuk plotëson asnjë standard, asnjë kriter, as sipas normave dhe ligjeve ekzistuese, as sipas strategjisë nacionale, për menaxhim me deponitë”, thotë Marku, për Almakos.
Për projektin e shpëtimtarëve në liqenin e Dibrës, aktivisti Maksut Kërluku thotë se
“Unë jam një nga shpëtimtarët e parë të qytetit të Dibrës, nuk jam i vetmi, jemi gjastë persona që kaluam me shumë sukses një stërvitje të stërlodhshme shtatë – tetë ditore, me një grup të kualifikuar stërvitësish nga Ohri dhe jemi tani të licencuar nga Federate Internacionale shpëtimtare e ujërave të hapura”, tha Kërluku, për Almakos.
Arben Fida, pronar i restorantit “Perla”, në liqenin e Dibrës, thotë se mediat janë të mirëseardhur për të promovuar bukuritë e Dibrës.
“Është kënaqësi se këto iniciativa që i merni, për shumë arsye Dibrën e anashkalojnë sepse, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por ju them me plot bindje se Dibra është vendi më simpatik, më I bukur dhe më bujar në të gjithë trojet etnike shqiptare”, tha Fida, për Almakos.
Përgaditi : Delvina Kërluku
Kamera/Montazh : Edvin Sejrani
Almakos.com