Gjykata e Apelit sot duhet të shpallë vendimet mbi ankesat për masat parandaluese të vendosura nga Gjykata Penale në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Titanik” e cila ka të bëjë me manipulime zgjedhore.
Për të akuzuarit në rastin “Titanik”, mes të cilëve edhe ish kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile JAnakievski, Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski, Prokuroria speciale kërkoi paraburgim gjatë seancave të hapura në Gjykatën e Apelit ditën e premte.
Nga PSP thonë se të akuzuarit mundet të largohen nga vendi dhe të ndikojnë tek dëshmitarët ose tek të dyshuarit tjerë. Nga ana tjetër të akuzuarit edhe njëherë thanë se nuk ndihen fajtorë, se nuk e kanë në plan të arratisen dhe kërkuan t’ju kthehen pas dokumentet
Gjykata e Apelit deri më sot i ka refuzuar të gjitha ankesat e kërkuara në Gjykata Penale në lidhje me lëndët e Prokurorisë Speciale.

