Kontesti i emrit të Maqedonisë, Turqia dhe Qipro kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara dje në Athinë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Kotcias. Pas takimit me Kociasin, Mogerini theksoi rëndësinë e Ballkanit dhe tha se rajoni do të jetë prioritet për Unionin. Ajo shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi për të bërë përparim në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit mbi kontestin e emrit, si dhe midis Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me vështirësitë që i kanë dy vendet mes vete. Kocias tha se Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së për pranim të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ai përsëriti se Athina mbështet qëllimin e Shkupit për aderim në BE, sapo të zgjidhet çështja e emrit. Kocias ka shtuar se “shpreson që zgjidhja e çështjes së emrit tani do të jetë më e lehtë se sa në të kaluarën, me ndryshimin e qeverisë në Maqedoni.”
Data 16.06.2026
Aktuale
- SHA EMV dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshje për grant për mega projektin për central të bashkëgjenerimit “KME Manastiri 1”
- VIDEO/ Nxirret nga deti mjeti i aksidentit tragjik në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi! Bllokohen 8 mjete lundruese
- Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi
- (VIDEO) MPB kapi autorin që dyshohet për djegjen e veturave para ambasadave bullgare
- (VIDEO) BDI e cilëson skandaloz Ligjin për Përfaqësim të Drejtë
- Nënshkruhet deklaratë për parandalimin e dhunës tek të rinjtë
- Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht ndaj mirëqënies së fëmijëve
- Venera Azizi: Qeveria miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë

