Katergoria më e margjenalizuar në shoqërinë tonë janë personat me aftësi të kufizuara. Për të drejtat e tyre, në shumë raste përkrahen nga shoqatat jo qeveritare. Edhe pse ekzistojnë qëndrat sociale, në çdo qytet, thuhet se nuk u ofrohet ndihma e nevojshme për personat me aftësi të veçanta, shkruan Almakos.
Në një intervistë për Almakos, kryetari i qendrës për personat me aftësi të kufizuara Poraka, në Dibër, Bekim Ame, thotë se këto ditë është takuar me Ministrin e punës dhe politikës sociale, Mira Carovska dhe ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, ku edhe ka kërkuar që të mbrohen kategoria e personave me nevoja të veçantë, nga diskriminimi që u bëhen dita ditës. Ai shton se këta persona nuk kanë përkujdesje nga leogoped, defektolog, etj.
“Qendra në Dibër, varet nga qëndra sociale në qytet. Nuk ka kuadër adekuat. Unë kam kërkuar prej ministrisë, gjegjësisht Mira Carovska, pas një takimi në një debat gjithpërfshirës, para një javësh, që të ndryshohet stafi që punon në këtë qendër, për të marrë persona që janë përgjegjës dhe punojnë me personat me nevoja të veçanta si leogoped, defektolog, edhe fizioterapist. Nga ana e saj më kumtoi, që sëshpejti, me ftesën tonë që do të duhet t’ia bëjmë përmes qëndrës sociale në Dibër, ajo bashkë me një ekip do të vizitojë këtë qendër, që të informohet më gjërësisht mbi kushtet dhe numrin e kësaj kategorie, me çrast do të takohet edhe me prindërit, që kanë fëmijë të kësaj kategorie. Ne në fakt na nevoitet, që të kemi përkrahje edhe nga ministria, jo vetëm nga bamirësit, pra biznismenët.
Para dy ditësh kisha takim me ministrin Arben Taravari, në të cilin takim, kam diskutuar se ka diskriminime në Dibër, duke filluar nga pjesa e shëndetësisë, duke e pa se në qytetin tonë mungojnë mjekët specialit, siç janë kirurgë, anestiologë dhe prombelmatika e dytë i thash se në Dibër ka diskriminime të fëmijëve më aftësi të kufizuara, që dita ditës anashkalohen nga vetë mjekët familjar dhe farmacistët me medikamente duke patur një dokument të vërtetuar. Dhe përgjigja e ministrit ishte që nuk është në rregull ata që veprojnë kështu dhe ne duhet të drejtohemi te inspektoriati për pjesën e shëndetësisë, që të bëjnë kontroll. Por, për të njëjtat problem, mund të drejtohemi përmes një letre me shkrim. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe mjekë nga Tetova, Gostivari, Struga, një ndër të ato edhe një psikologe nga Tirana, që punon në fushën e fizioterapisë te personat me problem në shqiptimin e fjalëve, e cila gati një vit paska qenë present në Shkup, me kërkesë të një prindi, ku ministri i propozoi jo vetëm asaj por edhe të tjerëve që nëse janë në gatishmëri të punojnë në mënyrë vullnetare, por edhe si të punësuar në qendrat ku ka mungesë të kuadrit të mjekëve”, tha Ame, për Almakos.
Sipas, Ames, Qendra për personat me aftësi të kufizuara ka rrjetin e saj, ku selia amë është në Shkup, equajtur “ Qëndra sociale për porosi”, ku edhe ka 20 organizata të tjera simotra, në R.M.
“Kjo qendër, në Dibër, funksionon shumë vite më përpara, si fillim nga z. Burhan Balla, i cili është me nevoja të veçanta. Pastaj për shkak të nevojave të tij, që edh iku në SHBA, e pranova këtë detyrë, sepse edhe unë kam një fëmijë që ka problem me të folurit. Kështu mu dha mundësia te jem kryetar i kësaj shoqate, në qytet dhe rrethinën e saj, që në vitin 2002”, tha Ame.
Ai thotë se ka realizuar aktivitete, benda dhe jashtë Maqedonisë.
“Kemi vizituar, Manastirin, Prilepin, e me radhë dhe me shoqatën simotra në Prilep, bëmë një aktivitet, vite më parë, në Durës, një aktivitet me lojra si me tërheqjen e litarit, lojrat me top”, tha Ame.
Ame shton se numri i të regjistruarve në këtë qendër do të jepet i saktë pas përfundimit të hulumtimit në treg, nëpër shtëpitë e qytetarëve, për të pyetur nëse kanë ndonjë person me aftësi të kufizuara.
“Në qendrën ditore të Dibrës nuk ka edhe aq të regjistruar, kjo qendër më shumë rri e mbyllur se sa hapur, por kërkesat e prindërve janë që këta fëmijë të jenë në qendër dhe të jetë një qendër rezidenciale me staf të profesionalizuar”, tha Ame.
Ai shton se ka patur raste, por edhe mund të ndodh që personi me nevoja të veçanta të mbetën pa përkujdesje dhe kjo qendër është mirë të funksionojë ashtu siç duhet. Por, numri jo definitiv, sipas shoqatës së personave me aftësi të kufizuara mendore dhe shoqatës tjetër të p.a.fizike është diku 600 persona.
Aktivitetin e radhës e shohin në Shkodër, ku edhe do të shkëmbejnë ide për përmirësimin dhe mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara.
Ai bën apel, që veç komunës të mbështet edhe nga misnistria e shëndetësisë dhe ministria e punës dhe politikës sociale, por edhe nga qendra e Unionit Evropian, për t’u mbrojtur nga diskriminimi personat me aftësi të kufizuara.
D.Kërluku
Almakos.com

