Alsat 2019-04-12T15:23:51+02:00 Fushatën për zgjedhjet presidenciale, kandidati i mbështetur nga pushteti, Stevo Pendarovski mbrëmë e zhvendosi në Koçan. Pendarovski mes të tjerash përmendi edhe drejtësinë dhe kompetencat e presidentit në këtë sferë, një prej të cilave është zgjedhja e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor. Ai tha se ka ardhur koha që në institucionet e drejtësisë të punësohen persona që plotësojnë kriteret profesionale dhe jo punësime në baza familjare. Nuk mundet si deri më tani të shihen lidhjet familjare apo përkatësia politike. Duhet të shihen kompetencat, profesionalizmi dhe integriteti I atyre personave, në të dyja këto…
Author: almakos
Alsat 2019-04-12T15:19:57+02:00 Heshtja është përgjigjja e vetme që vjen nga zyra presidenciale e Gjorge Ivanovit në pyetjen nëse do t’i falë të dënuarit për 27 prillin. Mbetet e panjohur gjithashtu se cilët nga të dënuarit kanë dorëzuar lutje për falje në rezidencën në Vodno. Por, edhe nëse në atë grup eventualisht bëjnë pjesë edhe organizatorët e dyshuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkoski, për të cilët prokuroria po kryen hetim të posaçëm. Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Temelko Ristevski, beson se juristët në zyrën e Ivanovit nuk guxojnë ta…
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën rajonale Gjakovë-Qafë Morinë në fshatin Korenicë. Sipas njoftimit për media, në këtë aksident një qytetar i Shqipërisë ka humbur jetën kurse janë lënduar gjashtë persona. “Sot me datë 12. 04. 2019 në ora 13:47 në rrugën rajonale Gjakovë – Qafë Morinë në fshatin Korenicë ka ndodhur një aksident i rëndë i komunikacionit në mes të dy automjeteve të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit të komunikacionit një qytetar i SH/Shqipërisë ka humbur jetën, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor. Në vendin…
Alsat 2019-04-12T14:25:59+02:00 Shtatë vite nga rasti Monstra, vrasja në liqenin e Smillkovës. 12 prill 2012, katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar mbetën viktima në rrethana akoma të panjohura për organet. Ndonëse pa asnjë fakt relevant, Ministria e Brendshme aso kohe në krye me Gordana Jankullovskan, zhvilloi aksion policor në disa shtëpi shqiptare në Shkup. Pak muaj më pas Gjykata Themelore shpalli fajtor Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismajloviqin, Fejzi Aziri, Haki Azirin dhe Sami Lutën duke i shpallur fajtor për vepër terroriste dhe dënuar me burg të përjetshëm. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq u dënuan në mungesë. Të njëjtit…
S A 2019-04-12T12:45:03+02:00 Me prezantimin e provave materiale të Prokurorisë Speciale Publike në Gjykatën penale, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilën akuzon ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore” Lupço Georgievski. Prokurorja Lile Stefanova lexoi stenogramë nga Komisioni kuvendor për transport dhe lidhje. Në një prej tyre, deputeti i atëhershëm Jani Makraduli deputetëve u theksoi se shuma për ndërtimin e autostradave është shumë e lartë në krahasim me rrugët e njëjta të tilla të cilat janë ndërtuar në vendet fqinje. Në këtë reaguan Janakievski dhe…
Një bombë është hedhur mbrëmë pas mesnate afër shtëpisë së afaristit Rade Dobriq në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar. Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut Besim Hoti. Sipas tij nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete që kanë qenë afër të parkuara ndërsa ka dëmtime edhe në xhama të disa lokaleve përreth. Ai tha nuk dihet autori ose autorët dhe as motivi i këtij incidenti ndërsa policia është duke hetuar rastin për të ndriçuar sa më parë rrethanat e plota të këtij incidenti.
Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-12T11:20:07+02:00 Përveç një shtëpie, dje në Kumanovë është djegur edhe një banesë në rrugën “Karadçki odredi” në lagjen “Tode Mendol”. Në zjarr është përfshirë kuzhina, dhoma e ditës dhe dhoma e gjumit, informuan sot nga njësiti zjarrfikës i Kumanovës. Ky zjarr është regjistruar në ora 21:50. Zjarrfikësit kumanovarë kanë intervenuar me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës. Vetëm një orë më parë është djegur edhe një shtëpi në qendër të Kumanovës, në krahun e rrugës “Goce Dellçev”. Në zjarr kanë intervenuar tre automjete zjarrfikëse. Dy zjarre janë shuar gjysmë ore pas mesnatës. Loading…
Skuadra për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv dje ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë” të ndodhur me datën 8 prill 2019 në Skenderaj. Të arrestuarit janë H.F., 32-vjeç dhe K.I., 19-vjeç që të dy shtetas kosovarë. Përveç arrestimit, hetuesit policorë në zonën e Skenderajt kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatikë AK 47 dhe 14 copë fishekë. Po…
Alsat 2019-04-12T10:37:26+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja gjyqësore për rastet “Trajektorja”, “Treqind” të PSP-së dhe për vrasjen e Nikolla Sazdovskit. Rasti “Trajektorja” gjendet në procedurën e dëshmive dhe në të janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgieski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për…
Alsat 2019-04-12T10:00:44+02:00 Shtetasja maqedonase ndërroi jetë sot në autostradën A3 në Okuçan në Kroaci kur vetura me targa gjermane në të cilën ishte bashkë shofere ka dalë nga rruga në një kanal dhe është rrokullisur. Policia kroate informuan se aksidenti kishte ndodhur në mëngjes rreth orës pesë. Në vendin e ngjarjes menjëherë ishin dërguar ekipe të policisë, njësite zjarrfikëse dhe Ndihma e shpejtë. Është konfirmuar se një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën, ndërsa shoferi gjithashtu shtetas maqedonas është lënduar, por ka refuzuar ndihmën mjekësore. Zëdhënësja e policisë kroate Kata Nujiç deklaroi se po kryhet ekspertizë në…
S A 2019-04-12T09:42:26+02:00 Policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë 133 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me karrotrec janë marrë 84 automjete, tregon buletini i sotëm i SPB Shkup. Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë të cilët kanë vozitur para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet motorik dhe një shofer fillestar, si dhe 15 automjete të paregjistruara dhe një automjet i cili ishte i mbingarkuar. Janë sanksionuar edhe 36 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se e lejuara. Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente…

