Ilir Selmani, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Apelit të GJKKO-së.
Selmani ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të procesit penal ndaj tij.
Ndërkohë sic shihet edhe në pamje, Selmani shoqërohet nga forca të shumta policie.
Shoqërimi i tij vjen një ditë pasi policia arrestoi Emilajno Ninën pranë banesës së tij, pasi u kap në posedim të një arme zjarri.


