Alsat 2019-04-12T09:33:31+02:00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor do ta mbajë seancën e 32-të në të cilën do të shqyrtohet Udhëzimi për përdorimin e materialit zgjedhor, për zgjedhjet komunale dhe këshillat zgjedhorë. Në rend dite janë edhe Doracaku për plotësimin e formularëve për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve nga votimi, si dhe kërkesat e parashtruara për autorizim për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-12T09:29:17+02:00 Kandidatët për president edhe sot në takime me qytetarët, tribuna dhe mitingje e vazhdojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programeve dhe koncepteve të tyre. Kandidati për president, Blerim Reka, i cili mori mbështetje nga BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, sot do të mbajë miting në Kërçovë. Karvani i koalicioni “Së bashku përpara” të kandidatit për president Stevo Pendarovski do të jetë në takime me qytetarët e Zelenikovës, Petrovecit, Ilindenit, Haraçinës dhe Gazi Babës. Ai do të marrë pjesë edhe në aksionin vullnetar të Qytetit të Shkupit. Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, do të…
Alsat 2019-04-12T09:23:10+02:00 Sot mbushen shtatë vite nga vrasja e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës. Më 12 prill të vitit 2012, e Enjtja e Madhe, u vrarë pesë shkupjanë derisa kanë qenë duke peshkuar pranë liqenit.U vranë katër djem të moshës nga 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radishan e Shkupit, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45 vjeçari Borçe Stevkovski nga fshati Creshevë. Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës u hap lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Islamiloviq dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.…
Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë ka mbetur e rrokullisur një veturë. Ngjarja ka ndodhur rrugën Prishtinë – Gjilan, specifikisht pranë liqenit të Badovcit, transmeton Klan Kosova. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. [embedded content]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, pasi një 24-vjeçar dyshohet se e ka vrarë vetën me armë zjarri. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Rasti është raportor në 19:35 në fshatin Gorancë të Hanit te Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri mashkull 24 vjeçar. Ne konsultim me prokurorin po bëhet hetim mbi vdekjen, në vend të ngjarjes janë prokurori”,ka thënë Gashi. Mjeku e ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes./Telegrafi/
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është përfshirë në një aksident trafiku sot në magjistralen Prishtinë – Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në dalje të autostradës të Gjurgjica dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Njësitet kompetente policore po e trajtojnë rastin”, ka theksuar Hoxha. Mësohet se gjendja shëndetësore e Grabovcit është stabile, dhe se janë shënuar vetëm dëme materiale. Detaje të reja rreth aksidentit do të publikohen më vonë./Telegrafi./
Alsat 2019-04-11T21:50:29+02:00 Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin Rruga drejt u bëri thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi sepse atje ku do të shkojnë nuk mund të gjejnë një jetë më të mirë se sa ajo në vendin tonë, duke u rikujtuar edhe sakrificat që ata bëjnë në perëndim dhe përsëri nuk arrijnë standardet që ata gëzojnë në Maqedoninë e Veriut. Kjo i ngjan tamam një lufte, në qoftë se ti nuk mund ta mbrosh dhe ti kryesh kushte postulatës civile, mos e thirr atë që të qëndroj në vendin e vet por lere të…
Burgu i Koridalos është kthyer në një “arenë” përplasjesh mes shqiptarëve dhe grekëve. Mëngjesin e ditës së sotme një grek është përleshur me një shqiptar, me kabllo elektriku, të cilin e kishin kthyer në një kamzhik. Mediat greke bëjnë me dije se greku i dënuar për vjedhje, 33 vjeç dhe shqiptari 27-vjeçar, i arrestuar për drogë janë dërguar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e dy të burgosurve, por hetimet janë duke vijuar, raporton Ora News.
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për R.K., me dyshimin se i njëjtit do të kryente veprën penale shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore sipas Kodit Penal. Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, pasi i njëjti më 10 prill të këtij viti, rreth orës 15:30, në pikën kufitare në Kullë, me qëllim të shmangies së taksës doganore, përmes dokumenteve të rrejshme , mallrat me origjinë nga Serbia i deklaroi si mallra nga Mali i Zi, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri R.K,…
Alsat 2019-04-11T16:01:11+02:00 Prokuroria Themelore Publike e Shkupit si dhe Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, kanë plotësuar memorandumet dhe vulat me përcaktuesin gjeografik të emrit siç parasheh Marrëveshja e Prespës por nuk i kanë përkthyer në gjuhën shqipe, siç është përcaktuar në Ligjin për gjuhët. Pyetjet që televizioni Alsat i adresoi në Prokurori, mbetën pa përgjigje. Në mungesë të informatave zyrtare, Alsat jozyrtarisht mëson se edhe tabela informuese në hyrje të Prokurorisë po ndryshohet, por edhe ajo për të shtuar përcaktuesin gjeografik e jo për të shtuar edhe tekstin në gjuhën shqipe. Janë zhvendosur fjalët paralajmëruese të Prokurorisë në…
Alsat 2019-04-11T15:52:11+02:00 Më 10 prill 2019, në ora 21:30, personi A.M. (35) nga Krushevaci i Republikës së Serbisë u ndalua në stacionin policor të Karposhit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” Loading…
Alsat 2019-04-11T15:41:04+02:00 SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personit F.A. (26) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 26 janar 2019, në Kumanovë, policia gjatë kontrollit të automjet të drejtuar nga i dyshuari, ka gjetur dhe konfiskuar kokainë. Loading…

