Alsat 2019-04-11T12:16:29+02:00 Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është i dëshpëruar nga kompromiset që Komisioni Evropian i bën me vendet kundërshtare të zgjerimit dhe paralajmëroi se negociatat me vendin janë një test për kredibilitetin e BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. “Dëshpërues është që Komisioni Evropian nuk i respektoi afatet për raportet për avancimin, që duhej ta bënin këtë javë. Mendoj se ky është gabim strategjik. Jemi në dijeni pse e kanë bërë këtë, por sa më shumë që bëni kompromis, aq më shumë krijoni mëdyshje dhe aq më shumë e luani lojën e…
Author: almakos
Alsat 2019-04-11T11:59:47+02:00 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Kryetaren e Asociacionit Evropian të Biznesit (AEB), Katerina Boshevska. Në takim u hapën temat lidhur me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara nga aspekti i mundësive dhe potencialeve që i kanë në dispozicion për biznes në kuadër të tregut të vetëm evropian, si dhe përmirësim i zhvillimit të tyre në kontekst të stabilizimit të gjendjes politiko-ekonomike në vend në dy vitet e fundit. “Integrimi i caktuar evropian i vendit kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit në vend me implementimin e standardeve evropiane…
Alsat 2019-04-11T11:40:44+02:00 Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH) dhe Fondacioni Konrad Adenauer nga Shkupi, publikuan “Manualin për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019”. Manuali jep pasqyrë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, si dhe për historinë e zgjedhjeve presidenciale në vend, sistemin zgjedhor dhe informacione për kandidatët. Pas përfundimit të zgjedhjeve, autorët e këtij publikimi paralajmërojnë botimin e dytë, final të këtij Manuali në të cilin do të përfshihen rezultatet dhe informacionet për fushatën dhe procesin zgjedhor. IDSCSH dhe Fondacioni Konrad Adenauer tradicionalisht që nga viti 2013, secilin vit zgjedhor përgatisin manualë për zgjedhje. Loading…
Alsat 2019-04-11T11:23:14+02:00 Ushtari që ka qenë në roje, duke vepruar sipas procedurave të caktuara, herët në mëngjes në ora 2:53 ka parandaluar tentativë për hyrje të dhunshme në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, informoi Ministria e Mbrojtjes. Ushtari disa herë verbalisht e ka paralajmëruar personin, por pasi që nuk është bindur, rojtari ka qëlluar dy herë në ajër. “Personi edhe më tej nuk i ka dëgjuar paralajmërimet, me ç’rast me njërin plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente…
Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Gjakovë. Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara. Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-11T11:08:29+02:00 Pusetat e sheshit të Shkupit sot do të saldohen nga ana e ekipeve të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime”. Nga kjo ndërmarrje publike informojnë për MIA-n se bëhet fjalë për një praktikë e cila është realizuar çdo vit ngas arsye sigurie për shkak të mbajtjes së “Maratonës së Shkupit dhe vizitës së personaliteteve VIP. Për vizitë në Shkup më 7 maj duhet që të vijë kryetari i Kishës Katolike Romane, Papa Françesku. Një prej vendeve në të cilat do të marrë pjesë papa gjatë qëndrimit do të jetë edhe sheshi qendror në Shkup. Loading…
Një i mitur, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:00, në Prizren. Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. /Telegrafi/
Raportohet se në një vend punishte të një kompanie si pasojë e reshjeve të shiut ka rrëshqitur dheu, me ç ‘rast janë evakuuar dy familje dhe është bllokuar rruga. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:46, në Prishtinë. Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët komunalë. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-11T10:27:33+02:00 Kandidatët për presidentë të vendit sot e vazhdojnë fushatën zgjedhore me takime me qytetarët dhe me tubime në të cilat do t’i paraqesin konceptet e tyre të punës. Stevo Pendarovski, i cili është kandidat për president i LSDM-së dhe koalicionit sot në Koçan do të marrë pjesë në një eveniment ku do të takohet me të rinjtë, pasdite do të takohet me qytetarët e Makedonska Kamenicës, Zërnovcit dhe Vinicës. Tubimi qendror në të cilin do të flasë Pendarovski do të mbahet në Koçan. Kundër kandidatja e tij e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova do ta paraqesë programin…
Alsat 2019-04-11T09:59:20+02:00 Më 10 prill 2019, në orën 12:50, në vendin e quajtur “Kryqëzim Krivska” në afërsi të vendkalimit kufitar “Bllato”, policia kufitare për shkak të tentimit për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë, janë ndaluar shtetasit shqiptarë E.M. (20) dhe S.M. (56). Personat janë dorëzuar tek Qenrda Rajonale për inspektoriat në pjesën Perëndimore për veprime të mëtejshme. Loading…
S A 2019-04-11T09:35:15+02:00 Shtatë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej nëntë aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Për vozitje të shpejtë janë sanksionuar 19 shoferë dhe po aq janë përjashtuar nga komunikacioni, 16 para se të marrin të drejtën e vozitjes së automjetit motorik dhe tre fillestarë. Janë përjashtuar 13 automjete të paregjistruara nga komunikacioni. Masa për parkim të parregullt janë shqiptuar për 139 automjete, ndërsa karrotreci ka marrë 79 prej tyre. Janë sanksionuar shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe tre për mosdhënien…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ndërkaq janë shqiptuar 1 mijë e 197 tiketa. Gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë janë arrestuar 19 persona për vepra të ndryshme penale, 5 persona janë dërguar në mbajtje ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit. 35 aksidente trafiku kanë ndodhur nëpër rrugët e Kosovës, ku 12 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 pa të lënduar. Për shkelje të rregullave në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 197 tiketa. /Telegrafi/

