Alsat 2019-04-10T12:14:29+02:00 Tre për qind do të jetë rritja e ekonomisë së vendit për këtë vit sipas parashikimeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për periudhën e ardhshme parashikimi i rritjes së BPV-së në Maqedoninë e Veriut do të jetë 3,1 për qind, ndërsa deri në vitin 2024 rritja do të arrijë deri në 3,5 për qind. Nga vendet e rajonit këtë vit rritje më të lartë do ta ketë Kosova 4,2 për qind duke e ndjekur Shqipëria me 3,7 për qind, Serbia 3,5 për qind, Bullgaria 3,3 për qind, Mal i Zi 2,8 për qind dhe Kroacia më të ulëtën me…
Author: almakos
Raportohet për një shembje të dheut tek një pjese e rrugës “Engjell Berisha”, e cila ndodhet në lagjen e “Muhaxherëve”. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:46, në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe inspektoret komunal për siguri dhe emergjenca te cilët i kane evakuuar 2(dy) familje. Nuk raportohet për të lënduar. Raportohet situatë nën kontroll. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-09T23:35:40+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski, në emisionin 200 në Alsat, tha se do të votojë edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe nëse Gordana Siljanovska nuk arrin të kalojë në rundin e parë. Nëse kandidati jonë nuk e kalon raundin e dytë, atëherë me të vërtetë do të kem detyrë të rëndë para vetes dhe do të duhet të mendoj shumë, rrënjësisht. Por, gjithsesi do të votoj, nëse kjo është pyetja juaj, të jem më i drejtpërdrejt, absolutisht, gjithsesi do të dal të votoj…-tha Mickoski. Loading…
Alsat 2019-04-09T19:28:42+02:00 Anëtarësimi në NATO për shtetin është i rëndësishëm jo vetëm për planin e sigurisë, por edhe për planin ekonomik, për të cilën kanë arritur edhe konfirmime politike edhe ekonomike, pikërisht gjatë shënimit të Javës së NATO-s vlerësoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjatë vizitës në Kumanovë në ditën e hapur të organizuar të Armatës me qytetarët. “Kohët e fundit është konfirmuar se pas shumë vitesh rejting të ulët kreditor, kishim sukses si shtet ta përmirësojmë rejtingun kreditor që do të thotë se shteti, kompanitë dhe qytetarët do të mund të marrin mjete në kushte më të volitshme”,…
Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në fshatin Dubovë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka bërë të ditur për Telegrafin se një person është lënduar nga ky aksident. “Mund të ju konfirmoj se një veturë është aksidentuar rreth orës 16:00. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Ibra. Zëdhënësi Ibra, tha se detajet tjera rreth aksidentit do të bëhen publike më vonë. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-09T15:40:49+02:00 Për LSDM-në është e papranueshme që presidenti t’i falë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, nga presidenti Gjorge Ivanov. Zëdhënësi i socialdemokratëve Konstandin Konstadinov, deklaron se një gjë e tillë aq më pak mund të ndodh gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale. Për ne si parti politike është e papranueshme falja për persona për të cilët ka veç më ka dënime gjyqësore për shkeljen e rendit kushtetues, gjithsesi edhe sipas ligjit, Gjorge Ivanov nuk mundet ti amnistojë pa procedurë paraprake në Ministrinë e Drejtësisë e dimë mirë se gjatë zgjedhjeve të shpallura, në periudhë të fushatës parazgjedhore nuk…
S A 2019-04-09T15:32:53+02:00 Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov zyrtarisht nuk zbulon cili nga 16 të dënuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit ka dorëzuar kërkesë për falje personalisht në adresë të presidentit. Zyrtarisht nga presidenca ka vetëm konfirmim se kërkesa për falje kanë arritur në adresë të tyre. Alsat kontaktoi me disa nga avokatët e të dënuarve. Pjesa më e madhe e tyre sqarojnë se kërkesat për falje i kanë dërguar familjarët e të dënuarve. Por, falje zyrtare për Aleksandar Vasilevski- Ninxha dhe Dushko Lazarovin ka kërkuar avokati Zvonko Davidoviq. Përveç përmes tij, në emër të tyre kërkesë kanë…
S A 2019-04-09T15:19:11+02:00 Një takim i papalajmëruar mes pushtetit dhe opozitës pritet të ketë afruar qëndrimet e tyre për disa aspekte në lidhje me të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Takimi është realizuar larg syve të opinionit pasditën e të hënës kurse jozyrtarisht thuhet se ai ka qenë mes vetë kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Drejtësisë nga njëra anë dhe kreut të opozitës Hrisjtijan Mickoski dhe avokatit Toni Menkinovski, në anën tjetër. Teksti paraprak i propozim ligjit për Prokurorinë Publike ka pësuar ndryshime pas propozim-amendamenteve të VMRO-DPMNE-së por dallimet kryesore, siç thuhet nga Ministria e Drejtësisë mbeten. Palët janë dakorduar…
Alsat 2019-04-09T15:14:05+02:00 Në Tearcë, kandidati për President Blerim Reka, në tubim me qytetarët, ka folur për ngecjet dydekadëshe në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Konkretisht Reka ka përmendur statusin e ish ushtarëve të UÇK-së dhe statusin e gjuhës shqipe. Ai thotë se me zgjedhjen e tij president, në Aleancën e NATO-s e cila ka qenë bashkëhartuese e Marrëveshjes së Prespës do ta shtrojë pyetjen e aneksit për statusin e ish ushtarëve. Ndryshimet me ligjin për përdorimin e gjuhëve ai i konsideroi vetëm ndryshime kozmetike. Ata që e bënë Marrëveshjen e Ohrit, nuk arrijnë t’i realizojnë as të drejtat…
Alsat 2019-04-09T15:07:22+02:00 Ministria e Drejtësisë është duke shqyrtuar 15 dosjet e shtetasve të Turqisë, të dyshuar nga autoritetet në Ankara si anëtarë të organizatës FETO në pronësi të Fetulla Gylen. Ndaj të gjithë personave për të cilët Turqia kërkon ekstradim, janë shqiptuar dënime me nga 15 vite burg nën dyshimet për “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”. Ndonëse në dosje nuk shpjegohen lidhjet e tyre të drejtpërdrejta me Puçin në Turqi, të dhënat e klasifikuara nga shteti turk flasin për aktivitete ideologjike në Maqedoninë e Veriut dhe financimin e tyre në rrugë të dyshimtë, madje edhe përmes mijëra xhirollogarive bankare.…
S A 2019-04-09T14:40:42+02:00 Anëtari i grupit nder resorësh, Tahir Hani thotë se asnjë nga institucionet, faqet e të cilave nuk janë edhe në gjuhën shqipe, nuk duhet të arsyetohet më mungesë të përkthyesve apo me pritjen për kompletimin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tij, çdo ministri ka fonde të posaçme në buxhet për angazhimin e kuadrit profesional, në këtë rast të përkthyesve. Hani paralajmëron ministritë se nëse nuk fillojnë me përdorimin edhe të gjuhës shqipe, pas 15 qershorit do të sanksionohen nga Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ka shumë institucione…
Alsat 2019-04-09T14:30:41+02:00 Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski e cilëson si të qetë situatën në kufirin me Greqinë, pas tensioneve për shkak të lajmeve të rreme që mbërritën deri te emigrantët. Sipas tij për momentin nuk ka valë të re emigrantësh por situata po ndiqet në vazhdimësi. Shumë informacione të rreme mund të rrisin lëvizjen e emigrantëve siç ndodhi kohë më parë duke përhapur lajme të tilla se është hapur ruta e Ballkanit Perëndimor, por në bashkëpunim të mirë midis shërbimeve të policisë tone dhe asaj greke me të vërtet ka pasur një përgjigje në kohën e duhur dhe qëllimi për…

