S A 2019-04-09T11:32:25+02:00 Ministria e Brendshme mori ndihmë financiare nga Republika Çeke në vlerë prej një milion euro. Donacioni do të përdoret për të forcuar kapacitetet e shërbimit kufitar, luftën kundër krimit të organizuar dhe sektorin e aviacionit. Siç theksoi ministri Spasovski, ky donacion zgjeron fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë me Republikën Çeke, dhe me këto fonde shërbimet teknike do të forcohen, me theks të veçantë në politikën e migracionit. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-09T10:47:50+02:00 Takim bilateral i Kryetarit Xhaferi me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, z-njën Biro Bonard dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës, z. Bize në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Vjenë, Austri më 8 dhe 9 prill merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, në të cilën përveç kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, janë të ftuar edhe kryetarë të parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe…
Alsat 2019-04-09T10:37:23+02:00 “Procedura mund të udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa tek ne nuk kanë arrit kërkesa për falje të të dënuarve të 27 prillit”, deklaroi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska sipas së cilës ekzistojnë dy arsye se përse Ivanov nuk mund të falë. “E para, procedura mund të udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë sepse nuk ekziston bazë ligjore për falje pa procedurë paraprake në Ministrinë e Drejtësisë. Është shlyer Neni 11 nga Ligji për falje i cili më parë parashikonte një procedurë të tillë nga ana e Presidentit. Ndërsa pengesa e dytë del nga fakti që janë…
Alsat 2019-04-09T10:00:46+02:00 Policia e Dibrës ka arrestuar një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi akuzohet në Gjermani për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik. “Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit maqedonas B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, sqaron policia. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik” Materialet hetimore do ti…
Alsat 2019-04-09T09:46:50+02:00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (IDK) sot do t’i vizitojë komisionet zgjedhore komunale në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë ku do të realizojë takime me kandidatët për kryetarë të komunave në këto komuna ose me përfaqësuesit e tyre të autorizuar. Sipas paralajmërimeve, paradite kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski së bashku me nënkryetaren Ditmire Shehu dhe anëtarin e KSHZ-së Enver Salihi si dhe me drejtorin e IDK-së Kris Henshou do ta vizitojnë komisionin zgjedhor komunal në Dibër ku do të takohen me përfaqësuesit e autorizuar të kandidatëve për kryetar të komunave, ndërsa pasdite do…
Alsat 2019-04-09T09:43:07+02:00 Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev sot dhe nesër do të marrë pjesë në forumin “Dialogu i Berlinit për tranzicionin energjetik” i cili mbahet në Berlin, në organizim të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme. Angjushev sot do të mbajë fjalim në panelin “Mision i mundshëm” , ndërsa do të realizojë takime edhe me përfaqësues të jetës politike dhe sektorit energjetik nga RF e Gjermanisë. Në forumin në Berlin do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i SHA ELEM dr Dragan Minovski. Angjushev në këtë forum merr pjesë me ftesë të ministrit federal të Ekonomisë dhe…
Alsat 2019-04-09T09:31:02+02:00 Qeveria sot në seancë duhet të sjell mendim për Informacionin për realizimin e Projektit për ndërtimin e pishinave për not, në propozim të Agjencisë për rini dhe sport. Në seancën e rregullt qeveritare, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do ta prezantojë Informacionin për zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit privat nga ana e qendrave për zhvillim të rajoneve planore – biznes qendra rajonale, ndërsa duhet të shqyrtohet edhe Informacioni për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe…
Alsat 2019-04-09T08:35:38+02:00 Aksion për dhurimin e gjakut nën moton “Gjaku juaj shpëton jetë – bashkohuni me ne” do të mbahet sot në kuadër të Ditës së Drejtorisë Doganore – 14 prill. Në aksion do të marrin pjesë nëpunës doganorë nga i gjithë vendi, ndërsa aksioni do të fillojë në orën 9 në hapësirat e Drejtorisë së Doganave. Loading…
Alsat 2019-04-09T08:06:20+02:00 Kandidatët presidencialë edhe sot në takime me qytetarët, në tribuna dhe në mitingje do e vazhdojnë fushatën me prezantimin e programeve dhe koncepteve të tyre. Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë mitingje në Tetovë dhe Gostivar. Karvani i koalicionit “Bashkë përpara!” dhe kandidati presidencial Stevo Pendarovski sot do të ketë takim me qytetarët në Gradsko, Rosoman, Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar. Pendarovski do të marrë pjesë në tribuna qytetare në Shtëpinë e Kulturës “Kërste Petkov Misirkov” në Gradsko , në Shtëpinë e Pensionistëve në Rosoman, në sallën sportive në Demir Kapi dhe në…
Alsat 2019-04-09T09:01:19+02:00 Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare në drejtim perëndimor. Temperatura minimale do të jetë mes 5 dhe 11, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë prej 10 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me reshje të shiut. Temperatura do të lëvizë mes 9 dhe 13 gradë Celsius. Loading…
Alsat 2019-04-09T07:59:16+02:00 Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin, në bisedime me përfaqësuesit gjermanë për progresin e eurointegrimeve. Në dytën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i bashkëngjitet edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, me çka është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, në të cilin do ta prezantojnë progresin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të BE-së në qershor. Dimitrovi pritet që sot të realizojë takime me deputetë…
Një person ka humbur jetën në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, pasi vetura në të cilën ishte viktima është përfshirë nga zjarri Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Bëhet fjalë për një veturë që raportohet si e djegur, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Brenda veturës së djegur është edhe një viktimë”, ka thënë Zahiti, për Klan Kosova. Zahiti deklaroi se ende nuk dihet gjinia e as kush është viktima pasi është e djegur. Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.

