Një burrë 64 vjeçar në Ferizaj, të dielën në mbrëmje ka therur me thikë djalin e tij 31 vjeç. Bashkëshortja e të moshuarit nga Ferizaji, i cili ka therur me thikë të birin e tij, akuzon të birin për gjithë ngjarjen që ka ndodhur. Ajo thotë që ka katër vite që kanë probleme me djalin e tyre. Sipas saj, ai gjithë natën rri zgjuar dhe gjatë ditës bën probleme, madje ajo thotë që shkaku tij edhe derën e dhomës e mbajnë të mbyllur me çelës, raporton Klan Kosova. “Djali i ka të gjitha fajet, ai ka të shkon e rrahë babain…
Author: almakos
Alsat 2019-04-08T20:33:57+02:00 Në ditën e sotme, 8 prill të vitit 1993, vendi ynë u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara nën referencën “Ish Republika Jugosllavisë të Maqedonisë” (“the former Yugoslav Republic of Macedonia”), ka shkruar në profilin e fejsbukut të tij kryeministri Zoran Zaev i cili thotë se sot është ditë e bukur të përkujtojmë se IRJM (FYROM) ka shkuar në histori të pakthyeshme. “Ditë e bukur të themi edhe njëherë: Lamtumirë ‘ish Republika Jugosllave e Maqedonisë’, për shumë vite Republika e Maqedonisë së Veriut! Për shumë vite për vendin e maqedonasve dhe bashkëqytetarëve tonë shqiptarë, romë, turq, serbë,…
Alsat 2019-04-08T20:02:19+02:00 VMRO-DPNE-ja ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, i cili sot tha se janë pranuar një pjesë e vërejtjeve të VMRO-DPMNE-së lidhur me negociatat për normat ligjore në sferën e Prokurorisë Publike. “E para, ose z.Zaev nuk e ka lexuar propozimin e ri të cilën ministrja e Drejtësisë Deskovska e ka dorëzuar deri te përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së ose Zaev vazhdon me vetëdije të mos e flet të vërtetën në opinion dhe kurdis se kinse pushteti është bashkëpunues. E dyta, e papranueshme është retorika e pushtetit dhe parimi merre ose lëre të cilat nuk shkojnë në interes të…
Hetuesit policorë të rajonit te Pejës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Prishtinës kanë arrestuar M.I. (1981), në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. I arrestuari po ashtu akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, dhe është i dënuar me 14 vjet burgim me ç ‘rast ishte arratisur nga burgu dhe tashmë ka për t’i vuajtur edhe rreth 7 vjet burg. Ky person ishte arrestuar më 12 mars 2019 nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), por duke pasur një rast ‘mundësim i ikjes për…
Alsat 2019-04-08T19:09:03+02:00 Disa nga të dënuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill kërkojnë që presidenti në largim Gjorge Ivanov t’i falë ata. Kërkesa për falje në kabinetin e Ivanovit ka arritur të premten. Nga kabineti i Ivanovit nuk japin detaje se për sa persona bëhen fjalë dhe çfarë do të vendoset për ta. Përderisa Presidenti Ivanov vendos të merr një hap të tillë, burimet jozyrtarë thonë se atë duhet ta bëjë shpejt, për shkak se mandati i tij skadon më 12 maj. Por kryeministri Zaev nuk beson se Ivanov mund të marrë një hap të tillë. [embedded…
I riu M.P. ( 29 vjeçar) nga Podujeva, i burgosur në burgun e Prokuples në Serbi, u ka ikur sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas intervenimit kirurgjik të ciliti ishte nënshtruar vitin e kaluar. Siç i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” nga Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale, i burgosuri pas daljes nga spitali ka qenë i shoqëruar nga dy komandantë të shërbimit për siguri dhe ishte i prangosur. “I burgosuri ka ikur sot, në orën 09:55 në mëngjes, derisa ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut…
Alsat 2019-04-08T16:06:37+02:00 Vijon java e dytë e një fushate kryesisht të qetë zgjedhore por e mbushur me gafa dhe momente qesharake të bëra nga vetë kandidatët për president ose mbështesësit e tyre nga radhët e partive politike. Kandidati i shumicës Stevo Pendarovski, akoma pa filluar fushata, mori vëmendjen e opinionit dhe mediave, pasi, si i apasionuar pas veturave Jugo, kishte deklaruar se akoma posedon një të tillë. Menjëherë pas tij, në media bëri bujë aspekti sportiv i fushatës së kundërkandidates Gordana Siljanovska Davkova, i njohur si “Joga me Goga”. Siljanovska ka gabuar disa herë vendndodhjen në mitingje dhe është përballur…
S A 2019-04-08T16:00:27+02:00 Në Strugë vetëm për disa ditë janë shënuar tetë raste të reja të të prekurve nga fruthi. Me këtë, numri i përgjithshëm ka shkuar në 49 raste, ndërsa epidemiologët druajnë se numri do të rritet. Nga të regjistruarit deri tani 13 janë personel mjekësor. Gjashtë nga të infektuarit e ri janë të moshës 40 deri në 50 vjeç, dy janë fëmijë një vjeçar. Problem shtesë paraqet fakti që në spitalin e qytetit të Strugës nuk ka repart infektiv, kështu që të gjithë rastet dërgohen në Ohër për shërim. Për shkak se sëmundja i ngjan fillimit të gripit,…
Alsat 2019-04-08T15:49:19+02:00 Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët qeveritar për president, në fletëvotim do të garoj me logon të LSDM-së. Gordana Siljanovska do të garojë me logon e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Blerim Reka do të garoj me logon e tij, ku të bashkangjitura do të jenë edhe logot e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, të dy partitë që e përkrahin. Kandidati Blerim Reka ka logon e tij, ai është një simbol dhe logot e dy partive politike me të cilat ka marr pëlqim për t’i përdorur, pra logon e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa. Kandidatja Gordana Siljanovska…
S A 2019-04-08T15:46:05+02:00 Shërbimet në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, faqja e të cilës është vetëm në gjuhën maqedonase, thonë se materialet përkthehen edhe në gjuhën shqipe, por të njëjta vendosen brenda të njëjtit link ku është lajmi në gjuhën maqedonase. Në fakt, të përkthyera janë vetëm disa ngjarje ditore dhe të gjitha materialet tjera janë në gjuhën maqedonase. Nga ky dikaster insistojnë se faqja është në formën e duhur, pa dhënë përgjigje se përse tek e njëjta nuk shtohet mundësia për kalimin gjuhën angleze dhe atë shqipe, pasi për zbatimin e gjuhës shqipe është lëshuar kërkesë nga qeveria…
Alsat 2019-04-08T15:28:33+02:00 Ministri për diasporë, Edmond Ademi, i cili po vijon vizitën zyrtare në Itali dhe Vatikan, sot është takuar me seretarin për marrëdhënie me shtetet pranë Selisë së Shenjtë, monsinjor Pol Riçard Galager. Në takim janë vërtetuar marrëdhëniet miqësore në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, që bazohen në lidhje të rëndësishme historike, vlera kulturore dhe tradita. Gjithashtu, u theksuar roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në promovimin e dialogut ndërfetar dhe respektit të lirive religjioze. Ministri Ademi ka informuar bashkëbiseduesin për prioritetet e qeverisë, perspektivat euroatlantike, si dhe për avansimin e miqësisë me…
Alsat 2019-04-08T15:20:45+02:00 Është stabilizuar gjendja në kampin e improvizuar të emigrantëve në jug të Greqisë. Janë larguar edhe 60 emigrantët e fundit që për tre ditë me radhë kanë tentuar ilegalisht të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjendja është stabile dhe se në dispozicion ka forca të mjaftuara policore që të parandalojnë çdo tentim të emigrantëve për tu futur ilegalisht në Maqedoni. [embedded content] Gjendja në kufirin jugor gjendja sot është stabile, ashtu siç ka qenë edhe ditëve të kaluara, pa rritje të numrit të tentimeve për hyrje ilegale. Ministria…

