Alsat 2019-04-08T19:09:03+02:00
Disa nga të dënuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill kërkojnë që presidenti në largim Gjorge Ivanov t’i falë ata. Kërkesa për falje në kabinetin e Ivanovit ka arritur të premten. Nga kabineti i Ivanovit nuk japin detaje se për sa persona bëhen fjalë dhe çfarë do të vendoset për ta. Përderisa Presidenti Ivanov vendos të merr një hap të tillë, burimet jozyrtarë thonë se atë duhet ta bëjë shpejt, për shkak se mandati i tij skadon më 12 maj. Por kryeministri Zaev nuk beson se Ivanov mund të marrë një hap të tillë.
Si e para nuk pres abolim nga ana e presidentit Ivanov, për shkak se ajo nuk ekziston si mundësi ligjore më, me dhënien e abolimeve të fundit u vërtetua mos ekzistim i anëtarëve përkatës dhe nuk ekzistojnë në ligj për atë që presidenti ta shfrytëzoj këtë të drejtë. Parlamenti, shteti, munden në të ardhmen të japin asi të drejtash apo të ngjashme por për momentin nuk ekziston si mundësi”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Më 12 prill të viti 2016 presidenti Ivanov për herë të parë përdori faljen më të madhe politike me arsyetimin se kontribuon në uljen e tensioneve në mes palëve që ishin krijuar pas publikimit të bombave nga ana e LSDM-së. Tre vjet më parë Ivanov kishte falur mbi 50 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre.
Vjollca Aliti
Loading…