Alsat 2019-04-09T09:43:07+02:00
Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev sot dhe nesër do të marrë pjesë në forumin “Dialogu i Berlinit për tranzicionin energjetik” i cili mbahet në Berlin, në organizim të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.
Angjushev sot do të mbajë fjalim në panelin “Mision i mundshëm” , ndërsa do të realizojë takime edhe me përfaqësues të jetës politike dhe sektorit energjetik nga RF e Gjermanisë.
Në forumin në Berlin do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i SHA ELEM dr Dragan Minovski.
Angjushev në këtë forum merr pjesë me ftesë të ministrit federal të Ekonomisë dhe Energjetikës të RF të Gjermanisë, Peter Altmaer./mia
Loading…



