Policia e Kosovës, sot gjatë operacionit “Poliklinika” në Prishtinë, ka dy persona dhe janë sekuestruar disa dokumentacione si prova materiale, ndërsa pas përfundimit të kontrollit, poliklinika është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar të dyshuarin e parë të rastit A.A., të cilin e kanë shoqëruar në ambientet policore, ndërkohë që është ftuar edhe e dyshuara e dytë e rastit, L.S., femër e nacionalitetit serb, e cila po ashtu është arrestuar. Personat e arrestuar në këtë rast dyshohen se kanë kryer vepra penale ku përfshihen falsifikim i dokumentit zyrtar,…
Author: almakos
Alsat 2019-04-10T19:02:48+02:00 Do të ngritët padi penale për mashtrim kompjuterik ndaj 35 vjeçarit T.A. nga Velesi tek i cili gjatë bastisjes është gjetur pajisje për aktivitete ilegale. “Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të mashtrimit kompjuterik, Sektori për krime kibernetike dhe forenzikë digjitale pranë Ministrinë së Punëve të Brendshme sot kontrolloi objektet në të cilat kishte qëndruar T.A., në rrugën “23 tetori” në Shkup dhe në rrugën “Orce Martinov” në Veles. Gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që kanë origjinën dhe kanë qenë të lidhura me krime, dy pajisje hyrëse GSM, një pajisje për lidhjen e pajisjes, një…
Alsat 2019-04-10T18:00:49+02:00 Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, eurodeputeti slloven Alojez Peterele vlerëson se do të ishte e padrejtë nëse vendi ynë nuk merr datë për fillimin e negociatave, por e pranon se ka vende të cilat duan të jemi në paketë me Shqipërinë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Peterle është i mendimit se vendi ynë i ka të gjitha argumentet në anën e saj që në qershor të marrë vendim pozitiv për fillimin e negociatave. “Mendoj se do të ishte jokorrekte, e padrejtë dhe e pandershme nëse Maqedonia e Veriut nuk merr…
Alsat 2019-04-10T17:22:34+02:00 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë mbajtën takim me Mihael Roth, Ministër Shtetëror për Evropë në kuadër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Gjermanisë. “Maqedonia e Veriut këtë vit paraqet tregimin e suksesshëm për Rajonin dhe Evropën. Për këtë arsye është i rëndësishëm momentumi përshtatshëm të jetë i shfrytëzuar dhe i përforcuar përmes vendimit për fillimin e negociatave aderuese në qershor. Ajo do të jetë konfirmim për kthesën historike që bëmë në marrëdhëniet me…
Alsat 2019-04-10T16:54:13+02:00 Më shumë se dhjetë ndërhyrje kardiologjike tek fëmijët janë kryer në Klinikën Zhan Mitrev, që kur ekipi i kardiokirurgjisë shtetërore ka kaluar tek Klinika Zhan Mitrev si rezultat i partneritetit publiko – privat mes kësaj Klinike dhe ministrisë së Shëndetësisë. Pesë prej fëmijëve të operuar kanë qenë të moshës mbi një vjeç ndërsa të tjerët nën një vjeç. Të gjitha ndërhyrjet janë mbuluar nga Fondi i Shëndetësisë. Me këtë model sistemi shëndetësor bëhet blerës i shërbimeve shëndetësore duke i shfrytëzuar kapacitetet infrastrukturore të spitaleve private. [embedded content] Pos kardiokirurgjisë së fëmijëve, Ministri i Shëndetësisë tha se pas zgjedhjeve…
Alsat 2019-04-10T16:40:40+02:00 Në Bllacë është përkujtuar 20 vjetori i gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Në shenjë simbolike autoritetet kosovare kanë sjell një tren për të përkujtuar dëbimin me dhunë të qindra mijëra shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ky monument duhet të na shërben që të përkujtojmë gjithmonë gjenocidin mbi popullin shqiptar në mënyrë që mos ta harrojmë të kaluarën, sepse pa të nuk ka edhe të ardhme. [embedded content] Loading…
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditëve të pandehurit A.K., për veprën penale lëndim i lehtë trupor sipas Kodit Penal. “I pandehuri dyshohet se më datë 08 prill 2019, në banesën e tij në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte, lëndime këto të konstatuara nga raportet fillestare të mjekut, me ç’rast e dëmtuara është dashur të marrë trajtim mjekësor. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e…
Alsat 2019-04-10T16:23:40+02:00 Kandidati për president Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa takoi banorët e Bogovinës dhe Tearcës. Reka tha se thelbi i fushatës për president do të jetë se si presidenti i ardhshëm do të sillet me fatin e PSP-së, për të cilin tha se po bëhet tregti me vota për të shpëtuar lirinë personale nga burgu duke flijuar sigurinë kombëtare. [embedded content] Loading…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. B. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marr 70 litra karburantë, e në realitet ka marr 60 litra me veturë zyrtare. Me këto veprime i pandehuri, kanë kryer veprën…
Ngjarjet e Bllacës në vitin 1999 kishin vërshuar gjithë botën. Mediat botërore pandërprerë kanë raportuar mbi vuajtjet e shqiptarëve të cilët me ditë të tëra kishin qëndruar nën qiell të hapur në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe. Në vazhdim sjellim pamje të transmetuara nga mediar botërore. The post Mbi 400 mijë shqiptar të Kosovës ishin dëbuar në Maqedoni appeared first on ALSAT-M.
S A 2019-04-10T15:49:08+02:00 Shërbimet e sigurisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke lokalizuar shtetasit turk të cilët po i kërkon Turqia mbi bazën e akuzave për terrorizëm dhe puç shtetëror. Organi akuzën bën të ditur se hetimet po vazhdojnë, duke mos ndarë detaje më tepër me arsyetimin për ndjeshmërinë e procedurës. Nga ana tjetër, policia për arsye besueshmërie nuk tregon nëse njëri nga 15 shtetasit turk të kërkuar nga autoritetet në Turqi është siguruar. Alsat mëson se në Maqedoninë e Veriut dyshohet të fshihet edhe njëri nga lobuesit relevant të organizatës, angazhimi i të cilit ka qenë sigurimi i…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.M., për veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 paragraf 2 të KPRK-së. “Me datën 25.05.2018, në fshatin Gremnik, Komuna e Klinës, pikërisht në afërsi të një pompe të derivateve, pa autorizim ka poseduar substancë psikotrope ose analoge, ku gjatë bastisjes së automjetit të dyshuarit nga ana e zyrtarëve policorë, i janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit Kokainë. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se…

