Alsat 2019-04-11T15:18:28+02:00 Turma të mëdha të qenve endacak sërish vërshojnë rrugët e Tetovës të cilët rrezikojnë qytetarët. Më të rrezikuar nga qentë endacakë janë nxënësit e dy shkollave, gjimnazit dhe Shkollës Fillore “Istikball”. Drejtori i Shkollës fillore Istigball, rekomandon prindërit që të sjellin fëmijët vetë në shkollën, por edhe ti marrin, që të mos bien pre e qenve të rrugës. Nxënësit të vinë ti marrin prindit por edhe i sjellin dhe duhet ti presin kur mbaron orari i mësimit aty para shkollës, dhe mendoj që janë nën përkujdesjen e tyre – tha Rexhep Halili. Drejtor i Sh.F.Istigball. “Kemi problem të…
Author: almakos
S A 2019-04-11T14:56:36+02:00 Kandidati i pavarur për president Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Bërvenicës për tu takuar me banorët e asaj zone. Ai bëri thirje që qytetarët ta mbështesin me 21 prill ndër tjera për angazhimin e tij ndaj luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të plotë të ligjit. Prokuroria Speciale e kishte statusin e vet edhe para dy muajsh, ishte e panevojshme t’i hyhet kësaj loje që po shitet në opinion kinse po dojnë ta rregullojnë fatin e Prokurorisë Speciale. Ambasadatat e huaja, perëndimi, BE dhe NATO thanë…
Alsat 2019-04-11T14:54:07+02:00 Bashkimi Evropian dëshiron storje suksesi në Ballkan, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut është e vetmja për këtë përbërje të Komisionit, vlerësojnë burime diplomatike, kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga vendimi për marrjen ose jo të datës për fillim të negociatave për anëtarësim. Ata thonë se nëse data nuk merret në qershor vendi rrezikon shumë. Sipas tyre, nuk ka nevojë për negativitetin të cilin e përcjellin aktor të caktuar në shoqëri të cilët thonë se vendi nuk do të marrë datë në qershor. Vendimi për datën eventuale do të vijë vetëm disa javë pas publikimit të raportit…
Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një komunikate për media njofton se ka ngritur aktakuzë kundër L.K., nga Gjakova, për veprën penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç “. “Nga 21.05.2017 deri 28.12.2018, dhe në vazhdimësi i pandehuri L.K., me qëllim të caktuar iu dërgon të miturave nga Republika Çeke, fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, duke ekspozuar organet e tij gjenitale dhe të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga ana e tyre”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë themelore të Gjakovës. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës…
Alsat 2019-04-11T14:17:36+02:00 I pyetur nga gazetarët për krahasimin e kryeministrit Zoran Zaev me Josip Broz Titon, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se qëllimi i tij ka qenë që të përshkruaj suksesin e kryeministrit dhe krenarinë që gjeneratat e ardhshme do të kenë për kryeministrin i cili mundësoi zgjidhjen e kontestit prej tre dekadave, pas së cilit janë hapur dyert për zhvillimin e vendit. Kryeministri Zaev e përsëriti edhe një herë se nuk identifikohet me figurën e Josip Broz Titos. Zaev tha se ai është kryeministër i një vendi të vogël shumë etnik, që kultivon vlera…
Alsat 2019-04-11T13:52:13+02:00 Kryeministri Zoran Zaev i pyetur rreth faljes eventualë të të dënuarve në rastin e “27 prillit”, nga ana e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, u shpreh i prerë se një gjë e tillë është e pamundshme sepse nuk ka bazë ligjore dhe Kushtetuese për një hap të tillë të Ivanovit. “Neni 11 nga Ligji për falje nuk ekziston. Procedura për falje nuk mundtë zhvillohet gjatë zgjedhjeve sepse kjo ndikon tek votuesit. Kjo procedurë mund të zhvillohet pas zgjedhjeve, raundi i dytë është më 5 maj, më pas vijojnë procedurat e KSHZ-së, për ankimimet eventuale e kështu me radhë,…
Alsat 2019-04-11T13:30:07+02:00 Partia Socialiste do të jetë në pushtet të paktën deri sa Shqipëria të futet në Bashkimin Europian. Deklarata vjen nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, sipas të cilit të gjithë ata që mendojnë se duke penguar negociatat do të marrin pushtetin, do të zhgënjehen. “Kam bindjen se ata të cilët nuk i duan negociatat dhe mendojnë se duke penguar negociatat do marrin pushtetin në Shqipëri do të zhgënjehen thellë, siç janë zhgënjyer edhe në të shkuarën, sepse jemi ne që do t’i hapim negociatat, jemi ne që do t’i fitojmë zgjedhjet dhe…
Alsat 2019-04-11T13:20:21+02:00 Qeveria suedeze lartë e vlerëson punën e Prokurorisë Speciale Publike. Vazhdimi i hetimeve të deritanishme, akuzat dhe rastet duhet të sigurohen, ka transmetuar ambasadori i Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mats Stefanson në takimin me prokurores speciale publike Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj. Siç kumtuan nga Ambasada suedeze, Stefanson ka theksuar se Suedia dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian nga afër i ndjekin hapat e ndërmarra për ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike, me të cilat PSP do të bëhet pjesë e përhershme e sistemit juridik në Maqedoninë e Veriut dhe në të ardhmen do…
Alsat 2019-04-11T13:15:25+02:00 Falja e Mitko Çavkovit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, është “konflikt i drejtpërdrejtë i interesave”, që është në kundërshtim me rregullat pozitive ligjore në shtet, thekson kryetari i Shoqatës “Zelena Llupa”, Vane Cvetanov. Ky qëndrim del nga informacioni i “Zelena Llupa” se për nevojat e fushatës zgjedhore në vitin 2014, Çavkovi personalisht ka donuar mjete financiare për mbështetje të kandidatit të atëhershëm për president Gjorge Ivanov. “Mitko Çavkovi si një nga donuesit në fushatën e Gjorge Ivanovit nuk mundet dhe nuk guxon të amnistohet ose falet nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është…
Alsat 2019-04-11T13:09:30+02:00 Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe rajone pyjore që ishte në fuqi nga data 29 e muajit të kaluar për shkak të paraqitjes së një numri të madh të zjarreve. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot kumtoi se vendimi për ndalesë të pjesshme për lëvizje në pyje hiqet për shkak të asaj që për momentin me informatat që i kemi nga terreni, nuk ka zjarre aktive dhe nuk ka rrezik nga paraqitja e zjarreve të reja. Loading…
Alsat 2019-04-11T12:45:03+02:00 Një qytetar i Manastirit duhet të paguajë një gjobë prej 100 eurove, për shkak se policia ka konstatuar se targat e regjistrimit të makinës së tij nuk janë mund të lexohen mjaftueshëm, respektivisht targat janë zbehur. Nga fotografia që shoferi ka postuar në rrjetet sociale, mund të vërehet se vetëm shkurtesa MK është zbehur dhe pjesa tjetër e regjistrimit është e lexueshme. Shoferi ishte ndaluar në vendkalimin kufitar “Mexhitlija” në kufi me Greqinë. Polici gjatë dënimit ishte thirrur në nen 37 të Ligjit për makinat. Loading…
Alsat 2019-04-11T12:28:11+02:00 Sot, në Sofje, me ftesë të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë, Neno Dimov, delegacioni i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i udhëhequr nga Ministri Sadulla Duraki, zhvilloi një takim dypalësh me homologët bullgarë. Në takimi u shkëmbyen përvojat dhe arritjet në fushën e mjedisit dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis dy vendeve fqinje. Të dy ministrat theksuan gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por edhe në lehtësimin e procesit…

