Alsat 2019-04-10T16:54:13+02:00
Më shumë se dhjetë ndërhyrje kardiologjike tek fëmijët janë kryer në Klinikën Zhan Mitrev, që kur ekipi i kardiokirurgjisë shtetërore ka kaluar tek Klinika Zhan Mitrev si rezultat i partneritetit publiko – privat mes kësaj Klinike dhe ministrisë së Shëndetësisë. Pesë prej fëmijëve të operuar kanë qenë të moshës mbi një vjeç ndërsa të tjerët nën një vjeç. Të gjitha ndërhyrjet janë mbuluar nga Fondi i Shëndetësisë. Me këtë model sistemi shëndetësor bëhet blerës i shërbimeve shëndetësore duke i shfrytëzuar kapacitetet infrastrukturore të spitaleve private.
Pos kardiokirurgjisë së fëmijëve, Ministri i Shëndetësisë tha se pas zgjedhjeve presidenciale do të dihet se cilat fusha tjera do të kalojnë në partneritet – publiko privat.
Operimet kardikirurgjike të cilat do të bëhen në spitalin privat Zhan Mitrev do të vazhdojnë të jenë të mbuluara nga Fondi siç ka qenë deri më tash. Buxheti të cilat i ndan Fondi për këtë qëllim do të planifikohen sipas nevojave të pacientëve më të vegjël për ndërhyrje kirurgjike”-tha Orhan Ramadani, Drejtor i Fondit Shëndetësor.
Nga kardiokirurgjia shtetërore e fëmijëve në Klinikën Zhan Mitrev kanë kaluar 4 pediatër, 2 anesteziologë dhe 3 infermierë. Ministria e Shëndetësisë gjatë një takimi me ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, e ka njoftuar këtë të fundit për modelin e partneritetit me qëllim që pacientët e tyre të mos i dërgojnë në shtete të largëta, por të mund të shërohen në Maqedoni.
Vjollca Aliti
Loading…