Alsat 2019-04-11T10:27:33+02:00
Kandidatët për presidentë të vendit sot e vazhdojnë fushatën zgjedhore me takime me qytetarët dhe me tubime në të cilat do t’i paraqesin konceptet e tyre të punës.
Stevo Pendarovski, i cili është kandidat për president i LSDM-së dhe koalicionit sot në Koçan do të marrë pjesë në një eveniment ku do të takohet me të rinjtë, pasdite do të takohet me qytetarët e Makedonska Kamenicës, Zërnovcit dhe Vinicës. Tubimi qendror në të cilin do të flasë Pendarovski do të mbahet në Koçan.
Kundër kandidatja e tij e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova do ta paraqesë programin e saj para qytetarëve në komunat e Qendrës dhe të Kisella Vodës.
Loading…