Profesoresha Tamara A. (39) nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një student për t’i mundësuar kalimin e një provimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 39-vjeçarja më 22 qershor i ka kërkuar 300 euro një studenti 26-vjeçar nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, në këmbim të kalimit të provimit që ishte caktuar për më 29 qershor.
Policia njofton se profesoresha është arrestuar dje rreth orës 11:45 në Shtip, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Rasti është denoncuar nga vetë studenti, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 12.10.2026
Aktuale
- Reagimi i Kurtit ndaj deklaratave të Daçiqit: Çfarë nënkupton flamuri serb për Prizrenin?
- Tragjedia në Pogragjë: Babai dyshohet për vrasjen e djalit të tij 29-vjeçar
- Vendimi drastik i “Etikës”/ Hodhën shishe me ujë e vezë në Kuvend, përjashtohen me nga 60 ditë Bardhi e Balliu. Zbardhen debatet
- Mbretëresha ime, mbaje kokën lart!” Marina prek zemrat me mesazhin e fortë për Eli Farën
- Evropa po vjen në Shkup, por a po ecën Shkupi drejt Evropës?
- Trump kërkon ndryshimin e emrit të një oqeani, ja dy propozimet
- Rëndësia e ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara në Kosovë
- Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve! Adriatik Kupi: Mu hodhën gurë, koha do të flasë më qartë



