S A 2019-04-13T15:47:40+02:00 Kushtet e opozitës ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, VMRO-DPMNE-ja do t’i prezantojë edhe para opinionit, që më pas pushteti të prononcohet nëse i pranon ose jo. Dallimet e theksuara të cilat vazhdojnë të mbeten në fatin e bombave si dëshmi në procedurë, pritet të zvarrisin konsensusin për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. [embedded content] Nuk kam detaje që mund t’i ndaj me ju por sonte do të keni mundësi t’i dëgjoni në miting. Mund të them se ditëve në vijim grupi i punës do të dal me konferencë për media ku edhe do të shpalosen të gjitha…
Author: almakos
S A 2019-04-13T15:43:28+02:00 VMRO DPMNE-ja tubimin për fushatën presidenciale e zhvilloi në Krushevë dhe Prilep. Në këtë tubim për shkaqe shëndetësore mungoi vet kandidatja e kësaj partie për president Gordana Siljanovska. Në rrjetin social ajo shkroi se Krushevën do ta vizitojë në rrethin e dytë. Kryetari i VMRO DPMNE-së Mickovski kërkoi që qytetarët të mbështesin kandidaten e kësaj partie për president. Alsat Loading…
S A 2019-04-13T15:24:01+02:00 Studentët e UT-së të cilët protestuan në dhjetor të vitit të kaluar, thonë se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër. Më të zëshëm janë studentët e mjekësisë. Thonë se përkundër premtimit, pjesa më e madhe e kërkesave nuk janë realizuar. Kërkojnë kushte më të mira nëpër laboratorë, thonë se u mungojnë reagensët që duhet të furnizohen rregullisht ndërsa problem shtesë është edhe mungesa e aparaturës. [embedded content] Pikë së pari ka mungesë të amfiteatrove, në laboratorë ka mjete shumë pak, mjetet elementare që na duhet për zhvillim të mësimit praktik, pra kushtet janë katastrofë.…
S A 2019-04-13T15:13:29+02:00 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembull për rajonin. Ky është konstatimi i eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn i cili lidhjen e BE-së me Ballkanin perëndimorë e vlerëson si të rëndësisë së veçantë. Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Hahn ka shtuar se vendet anëtare të BE-së do ta vlerësojnë progresin e Maqedonisë duke mos përjashtuar mundësinë për dhënien e datës për bisedime me BE-së që në qershor. “Ballkani Perëndimor ka dritaren e hapur për mundësitë e vërteta. Megjithatë, anëtarësimi në BE është sfidë e rëndë e cila kërkon përpjekje të forta dhe të përbashkëta. Ka shumë…
S A 2019-04-13T15:08:39+02:00 Për dy ditë rresht, në spitalin Acibadem Sistina në Shkup do të debatohet mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit. Me pjesëmarrje të mjekëve specialist nga vendi dhe të huaj, përfaqësues te asociacioneve dhe organizatave të ndryshme për kancer do të shkëmbehen përvoja për të gjetur opsionet më të mira për trajtim të kancerit. Në vendin tonë nuk ka numër të saktë të personave të vdekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik rreth 280 gra të moshës 55-59 vjet vdesin thuajse çdo vit nga kjo sëmundje. [embedded content] Spitali klinik Acibadem…
S A 2019-04-13T14:40:18+02:00 Që nga fillimi i vitit, gjithsej janë formuar 15 lëndë për këto vepra penale dhe atë në prokuroritë publike themelore në Shkup, Kavadar, Radovish, Berovë, Koçan, Kumanovë, Ohër dhe Strumicë. Njëmbëdhjetë nga këto lëndë kanë të bëjnë me veprën penale – Shpërndarje e materialit të ksenofobisë dhe racizmit përmes rrugës së sistemit kompjuterik nga neni 394-g nga Kodi zgjedhor, ndërsa katër të tjerat kanë të bëjnë me veprën penale – Rrezikimi i sigurisë sipas nenit 144 alineja 4. Për më shumë se gjysma e këtyre lëndëve të cilat janë formuar që nga fillimi i vitit 2019 ende…
S A 2019-04-13T14:32:47+02:00 Vitet e fundit, shkollat fillore dukshëm po përballen me mungesë të kuadrit deficitar, respektivisht mungesë të mësimdhënësve për lëndët nga shkencat e natyrës, shoqërisë dhe matematikës: kimi, fizikë, biologji, matematikë, histori e gjeografi. Nijazi Curri është mësues i kimisë në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Studeniçan. Ai thotë se studentët që përfundojnë studimet në këto drejtime nuk dëshirojnë të angazhohen në arsim për shkak të pagave të ulëta në këtë sektor, madje, kohën e fundit shumë prej tyre punë kërkojnë jashtë vendit. [embedded content] Aty ku kemi mungesë të kuadrit patjetër duhet të motivohen, të rriten…
S A 2019-04-13T14:23:07+02:00 Një minutë bisedë telefonike në roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korrikut këtë vit do të kushtojë 3 denarë. Çmimi për thirrjet hyrëse roaming do të jetë 2,5 denarë ndërsa shërbimet e internetit do të kushtojnë 2,5 cent për megabajt. Në korrik të vitit 2020, çmimet do të ulen në mënyrë shtesë për 1,5 denarë. Mesazhet në rajon do të paguhen rreth 3,5 denarë ndërsa mesazhet hyrëse do të jenë falas. Këto janë çmimet më të reja të roamingut mes vendeve si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria, të cilat operatorët e telekomunikacionit…
S A 2019-04-13T14:17:36+02:00 Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në një intervistë për Alsat thotë se çështja e vendosjes në rend të ditës të propozim ligjit për Prokurorinë nuk varet nga rrjedha e bisedimeve mes partive, por nga propozimi konkret në Kuvend konform rregullores. Xhaferi thotë se sipas kushtetutës në rast të dështimit të cenzusit në rrethin e dytë, posti i presidentit me automatizëm i takon atij. Nuk beson se Turqia kushtëzon ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO me arrestimin e personave të kërkuar nga Ankaraja. [embedded content] Loading…
Një person është arrestuar, pasi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila pas lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30, në Prizren. Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
S A 2019-04-13T14:09:29+02:00 Mbi 70 për qind e vendvotimeve në gjithë territorin e vendit nuk kanë infrastrukturë adekuate për personat me aftësi të posaçme. Kjo kategori e qytetarëve ndjehen të diskriminuar. Nga Shoqata “Inkluziva” e cila mbron të drejtat e këtyre personave akuzojnë se këtyre personave iu rrëmbehet e drejta e votës. Numri jozyrtar i personave me nevoja të posaçme të cilët kanë të drejtë vote është rreth 27,000 ndërsa nuk dihet se sa prej tyre realizojnë të drejtën e votës. [embedded content] Ka komuna të cilat nuk kanë asnjë vendvotim të qas’shëm për personat me invaliditet trupor. Në dhjetë…
S A 2019-04-13T14:03:26+02:00 Psorijaza është një sëmundje kronike e lëkurës që paraqitet me njolla të cilat mund të përfshijnë sipërfaqe të mëdha të lëkurës. Dr. Nina Caca Biljanovska – drejtoreshë e klinikës universitare të Dermatologjisë tregon që psorijaza mund të ndikojë në cilësinë e jetës së një pacienti. Çfarë ndikimi ka stresi në përkeqësimin e psorijazës? A ekziston shërim i plotë nga kjo sëmundje? Në stinën e verës gjendja e lëkurës mund të përmirësohet, ose dielli mund ta përkeqësojë lëkurën? Të gjitha këto i diskutojmë sot në ora 16:40. Na ndiqni! https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/309747466370477/ Loading…

