Author: almakos

Alsat 2019-04-15T11:34:17+02:00 Një filial i bankës Tutunska në Butel, ka rënë pre e grabitje të armatosur paraditen e sotme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe po kqyrin vendin e ngjarjes. Për momentin nuk ka të dhënë për të lënduar apo për shumën e parave të vjedhura. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-15T11:30:13+02:00 Policia e Tetovës, nga sot, edhe zyrtarisht ka filluar projektin për edukim dhe parandalim të keqpërdorimit të të dhënave në internet. Në projekt do të përfshihen rreth 3500 nxënës nga shkollat fillore të Tetovës dhe Gostivarit, me mësim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, ndërsa do të përfshihen edhe 215 klasa nga 92 shkolla fillore, kryesisht klasë të shtata. Pjesëtarë të policisë të trajnuar profesionalisht, në orë të veçanta, do t`iu sqarojnë nxënësve, si dhe në çka duhet pasur kujdes, kur shpërndajnë të dhënat personale dhe fotografi në rrjetet sociale, gjegjësisht si të mbrohen në mënyrë efikase nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-15T11:23:09+02:00 Një ton marijuanë ka sekuestruar vitin e kaluar dogana në 16 aksione për parandalimin e kontrabandimi me narkotikë. Në aksionet sipas raportit të Drejtorisë së Doganave për punën gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar rreth tre kilogramë kokainë, heroinë dhe narkotikë tjerë. “Mënyrat e fshehjes dhe mbulimit të mallit ilegal dhe të ndaluar po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, më të sofistikuara. Për identifikimin dhe zbulimin e rasteve të tilla dhe orientimin adekuat të resurseve dhe aktiviteteve tona për shkatërrimin e tyre gjithmonë shfrytëzojmë të dhëna dhe informacione të shërbimit të zbulimit nga analiza e zbatuar për…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka marrë vendim që të pandehurit Z.K t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Z.K në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të policisë dhe ushtrisë serbe në periudhën e luftës në Kosovë, saktësisht me datë 26 mars 1999, rreth orës 20:00 derisa ishte i veshur me uniforme të policisë serbe, i armatosur (me armatim dhe pajisje policore) me vetëdije dhe qëllim duke vepruar në grup sipas planit dhe urdhrave të eprorëve tjerë, kishin kryer vepra penale të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-15T10:48:58+02:00 Edhe këtë javë tre kandidatët presidencial i vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarë. Fushata do të zgjasë deri 19 prill, pas çka pason heshtja 24-orëshe zgjedhore, një ditë para ditës së votimit. Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën është zgjedhur kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vendi e mori emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Më 21 prill në vend, krahas zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme për kryetarë të komunave Ohër. Dibër dhe Novo Sellë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-15T10:30:30+02:00 “Lëvizjet migruese gjegjësisht shtegtimet ekonomike kurbetçare të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qen dhe janë të shumta, jo pse rajonet ku jetojnë shqiptarët janë regjione pasive ekonomike, por si rezultat i papunësisë dhe krizës ekzistenciale. Nëse i analizojmë shkaktarët e këtyre shtegtimeve (migracioneve), mundë të konstatojmë se lëvizjet e këtilla në kohën e fundit bëhen nga ndikimi i rrethanave ekonomike”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Izet Zeqiri sipas të cilit shtegtimet ekonomike kanë përfshirë pjesën e popullsisë së rritur dhe të aftë për punë të cilët në fillin i ka karakterizuar migrimi sezonal ose i përkohshëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-15T10:10:41+02:00 Shtresa e dëborës në Kodrën e Diellit ka arritur deri në 10 cm. Për shkak të uljes së temperaturave gjatë natës reshjet e shiut kanë kaluar në reshje dëbore. Kështu që në Qendrën e skijimit Kodra e Diellit raportohet se shtresa e dëborës ka arritur deri në 10 cm. Ky është një lajm i mirë për adhuruesit e sporteve dimërore. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-15T09:52:10+02:00 Rritja e numrit të qytetarëve të interesuar për të emigruar jashtë Kosovës për në vendet e Evropës dhe më gjerë, nga autoritetet në Prishtinë konsiderohet se mund të ketë efektin e vet edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Muajve të fundit është raportuar se shumë të rinj, kryesisht në mënyrë legale, kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Përveç perceptimeve për ikjen e qytetarëve nga Kosova në vendet evropiane, të dhënat zyrtare për muajt e fundit rreth emigrimit, institucionet e Kosovës nuk i kanë në dispozicion. Qytetarët, raportohet se po…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-15T09:43:38+02:00 Një shofer dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsej 24 fatkeqësi të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup. Nga komunikacioni janë përjashtuar 77 vozitës, prej të cilëve pesë fillestarë, ndërsa 71 para se të pajisen me patent shofer. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 52 automjete, 50 të paregjistruara dhe dy të mbingarkuara. Janë shqiptuar 21 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karotreci” ka larguar 145 automjete. Policia sanksionoi edhe 13 vozitës për kalim në dritë të kuqe, pesë për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-15T09:31:44+02:00 VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë vërejtjet e saja ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Dikasteri Drejtësisë konsideron se propozimet e opozitës bien në kundërshtim me rekomandimet Evropiane dhe kushtet për hapjen e negociatave me BE-në. Dallimet e theksuara mbeten tek bombat dhe modeli i funksionimit të PSP-së. Bisedimet vazhdojnë. Adrian Kerimi Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-15T09:26:25+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Titanik” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale. Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezentohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PPS. Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska. Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe ndalimit të shkeljeve në komunikacion, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 20 persona. Prej tyre 9 janë dërguar në mbajtje e 4 në vuajtje të dënimit. Po ashtu policia ka shqiptuar 1009 tiketa, ndërkaq kanë ndodhur 20 aksidente trafiku nga ta 8 me të lënduar dhe 12 me dëme materiale. /Telegrafi/

Lexo më Shumë