Alsat 2019-04-15T20:18:15+02:00 60-vjeçari me inicialet T.K. nga Manastiri është gjetur i vdekur në bulevardin Koço Racin. Nga ndihma e Shpejtë njoftojnë se personit derisa po ecte në bulevard i është përkeqësuar gjendja dhe është rrëzuar, ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë . Nga Ministria e Brendshme thonë se nuk ka gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit Publik, trupit është dorëzuar për autopsi. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-15T20:08:30+02:00 Dje në orën 12:00 në stacionin policor të Qendrës, T.S. (19) nga Republika e Serbisë, me vendbanim në Shkup, raportoi se të njëjtën ditë rreth orës 15:30 është sulmuar fizikisht nga disa vajza para klubit të natës në rrugën “Dimitrie Çupovski”. Loading…
Alsat 2019-04-15T19:22:32+02:00 Në nëntë ditët e para të fushatës, mediat kombëtare më shumë janë koncentruar në aktivitetet e kandidatëve presidencialë, ndërsa disa prej tyre në lajme aspak nuk raportuan për zgjedhjet lokale ose as nuk përmendën ndonjërin nga kandidatët. Dy televizione raportuan vetëm për zgjedhjet në komunën e Dibrës, tregon raporti i parë i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të cilin e publikuan sot. Raporti ka të bëjë me mënyrën e raportimit të radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore për periudhën prej 1 deri më 9 prill të vitit 2019. Me monitorimin ishin përfshirë gjithsej 32 servise programore në nivel…
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gjurgjicë të Drenasit ku kanë mbetur të lënduar disa persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident të përfshira janë një autobus dhe një automjet kombi. Sipas tij tre meshkuj dhe dy femra kanë marr lëndime të lehta trupore në ëktë aksident. “Rreth orës 15:30 është shkaktuar një aksident në autostradë afër fsh. Gjurgjicë. Të përfshira janë një autobus dhe një automjet-kombi, me targa vendore. Raportohet se pesë persona: 3 meshkuj dhe 2 femra, kanë marr lëndime të lehta trupore, përderisa njësitet policore për menaxhim…
Alsat 2019-04-15T17:46:07+02:00 SPB-Ohër ka ngritur padi penale kundër personit V.H. (36) nga Shtipi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” si dhe për “mundësimin e përdorimit të drogave narkotike”. Më 29 korrik 2018, në Ohër, policia gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga V.H ku ishte prezent edhe personi P.Sh. nga Shtipi, ka gjetur dhe konfiskuar kokainë. Pas kryerjes së hetimeve nga ana e policisë është konstatuar se personi V.H. ka furnizuar me drogë personin P.Sh. Loading…
Alsat 2019-04-15T16:54:31+02:00 SPB-Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personit S.M. (23) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 8 mars 2019, në Kumanovë, policia gjatë kontrollit tek i dyshuari, ka gjetur kokainë. Loading…
Alsat 2019-04-15T16:43:41+02:00 Dy persona mëngjesin e sotëm kanë kryer grabitje në një furrë në Shkup. Gjatë grabitjes njëri ka tërhequr vëmendjen e shitësit, ndërsa tjetri ka marrë paratë nga arka. Nga Ministria e Brendshme thonë se janë në kërkim të grabitësve. “Më 15 prill 2019, rreth orës 03:15, në SPB-Shkup, është raportuar se në furrë në afërsi të rrugës “Moskovska” dy persona kanë kryer vjedhje. Sipas raportimit, deri sa njëri person po shqyrtonte se çfarë të blinte, tjetri ka tërhequr paratë nga arka. SPB-Shkup po merr masa për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB-ja. Loading…
Alsat 2019-04-15T16:05:16+02:00 Rreth orës 10 e 30 minuta të paradites së sotme është grabitur filiali i bankës NLB që gjendet përballë komunës së Çairit. Gjatë hyrjes së dhunshme grabitësit kanë sulmuar fizikisht 26 me iniciale E.E që ka punuar si sigurim i Bankës. Pasoja tjera për punonjësit dhe klientët e pranishëm nuk ka pasur. Alsat, nga burimet jozyrtare mëson se janë vjedhur rreth 100 mijë euro. Gjithashtu Alsat ka siguruar edhe pamjet e automjetit Golf 5 që po digjej rreth 2 kilometra nga filiali i bankës. Me këtë makinë sipas policisë besohet të jetë kryer sulmi nga katër persona të…
Alsat 2019-04-15T15:43:02+02:00 Po bëhen përgatitjet e fundit për votimin e 21 prillit dhe të personave të cilët do të votojnë një ditë përpara. KSHZ-ja është duke shpërndarë materialin jo të besueshëm zgjedhor ndërkohë që së shpejti, në Komsionet Komunale Zgjedhore do të shpërndahen edhe materialet më të rëndësishme. Sa i takon materialit të besueshëm zgjedhor, atë material e distribuon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe kjo do të bëhet më 17 prill, të gjithë komisionet komunale do të fitojnë materialin e besueshëm zgjedhor, gjegjësisht materialin tjetër të nevojshëm- deklaroi Admir Shabani, KSHZ . Në KSHZ, të mërkurën do të votojnë anëtarët…
Alsat 2019-04-15T15:26:56+02:00 Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se janë duke përgatitur kuadro për sektorët kyç që kanë të bëjnë procesin e skrining-ut dhe negociatat për anëtarësim në BE. Në hapjen e debatit publik për ndryshimet në Ligjin për të punësuarit në sektorit publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ, Mençevski tha se përveç administratës shtetërore, do të angazhojnë kuadro të kualifikuar edhe nga jashtë institucioneve. Jemi duke punuar për një propozim, shpresojmë, që do të tërheqë njerëzit nga institucionet e tjera brenda sektorit publik dhe jashtë institucioneve për t’ju bashkangjitur procesit të negociatave. Kjo është një çështje…
Alsat 2019-04-15T15:15:27+02:00 Në rigjykimin për rastin e Almir Aliut, a po e përsërit Gjykata e Kumanovës vendimin skandaloz të shkallës së parë? “Gjykatësja në rastin e Almir Aliut, Maja Denkoska nuk i merr parasysh rekomandimet e Gjykatës së Apelit e cila me vendimin e saj kërkon që ekspertiza neuro-psikiatrike të përsëritet për shkak se është bërë nga ekspert pa licenca. Ishin pikërisht këto ekspertiza pa licenca të cilat ndikuan që vendimi i shkallës së parë të kthehet për rigjykim”. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq konsideron se Gjykata Themelore e Kumanovës po tenton me çdo kusht t’i ndihmojë të akuzuarit…
Alsat 2019-04-15T15:05:24+02:00 22.2 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri. 460 mijë qytetarë mezi sigurojnë qoftë edhe një vakt ditor. Ata jetojnë pothuajse me barkun e zbrazët. Më të prekur nga varfëria janë banorët e zonave më të thella malore dhe atyre rurale. Qytetarët e anketuar nga ALSAT ankohen për nivel të ulët të ekonomisë duke theksuar se mungon shtresa e mesme, por gjithnjë e më tepër ka vetëm qytetarë të pasur dhe të varfër. “Varfëria ka marrë aq hov të madh saqë njerëzit nuk dinë çfarë bëjnë. Mendoj se ka tepër të pasur dhe tepër…

