Alsat 2019-04-16T10:27:22+02:00 Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët. Në ditën e 16-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Gazi Babë. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Gostivar. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Vrapçishtit, Mavrovës, Rostueshës, Dibrës dhe Kërçovës. Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe…
Author: almakos
Policia në Pejë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti më 7 prill të këtij viti duke detyruar viktimën i ka kërkuar një shumë parash prej 3000€, në të kundërtën do të ia rrënojë shtëpinë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-16T10:12:30+02:00 Më 15.04.2019 në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 00:05 të datës 16.04.2019, policia ka kryer kontroll në një objekt hotelerik përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Tearcë. Gjatë kontrollit, është kapur një qytetar i Kosovës i cili po punonte ilegalisht në objekt. Personi është ndaluar në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Loading…
Alsat 2019-04-16T10:03:36+02:00 Më 15 prill 2019, në orën 20:40, në fshatin Obroshani të Prilepit, një automjet i tipit “Golf” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.B. (51) nga fshati Pashino Ruvci i Prilepit, ka goditur këmbësorin P.Sh. (53) nga fshati Obrashani. Personi P.Sh. ka marrë lëndime të rënda fizike, dhe menjëherë është transportuar në spitalin e Prilepit. Loading…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se policia ka arrestuar të dyshuarin R.M i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me djalin e tij ka plagosur atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, transmeton Telegrafi. I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Lexo po ashtu: Rreth incidentit, për Telegrafin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Sipas tij, viktima është 23 vjeçar . “Rasti…
Një femër ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri shtëpia e saj. Rasti ka ndodhur në Gllogoc. “Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e saj. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë ankuesja e cila ka pranuar trajtim mjekësor”, njofton policia. /Telegrafi/
S A 2019-04-16T09:44:27+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komuna. Sipas librit të afateve të Komisionit, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës për përcaktimin e zgjedhjeve. Nesër në mesnatë skadon edhe afati tek votuesit të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtjen e masës arrest shtëpie mund të paraqiten në Komisionet Komunale Zgjedhore. Ata, si edhe personat e sëmurë dhe të pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat të cilët ndodhen në institucionet ndëshkuese-përmirësuese…
Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:20, në rajonin e Ferizajt, ku babai pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, e ka plagosur atë me armë në këmbë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Sipas tij, viktima 23 vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar në rajonin e policisë. “Rasti ka ndodh rreth orës 07:20 në mëngjes. Informacionet i kemi se prindi e ka plagos djalin e tij me armë në këmbë” ka thënë…
S A 2019-04-16T08:16:33+02:00 Kënaqësi nga trendi i rritjes me të cilin zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, sipas parimeve të Marrëveshjes së Prespës dhe komunikimi i intensifikuar bilateral mes të të dyja vendeve ishte shprehur sot në takimin e sotëm të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për diasporën greke, Terens Nikollaos Kuik, i cili gjendet për vizitë dyditore në vend. Siç kumtoi MPJ, në takim bashkërisht ishte konstatuar se vizita historike e kryetarit grek të Qeverisë, Aleksis Cipras dhe marrëveshjet e nënshkruara, shënojnë…
S A 2019-04-16T08:14:24+02:00 Zëvendësministri për Punë të Jashtme të Greqisë i obliguar për diasporën greke Terens Nikollaos Kuik sot dhe nesër qëndron për vizitë pune që është paraparë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën parashihet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Në takimin me Dimitrovin, siç informojnë nga MPJ-ja, është paraparë të shkëmbehen mendime për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis të dyja vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe vizitës së kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, në shtetin tonë. Në kuadër të vizitës është paraparë që zëvendësministri Kuik të pritet edhe…
S A 2019-04-16T08:08:35+02:00 Zjarri në katedralen Notrë Dam është vënë nën kontroll në orën 3 pas mesnate, pas stihisë tetëorëshe të zjarrit, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve të Parisit, njoftojnë mediat perëndimore. Zjarri, i cili ndodhi në orët e hershme të mbrëmjes, shpejtë u përhap dhe u dogj kulla kryesore, e cila më pas u rrëzua, ndërsa shumë shpejtë edhe e gjithë çatia. Zjarrfikësit arritën që ta pengojnë shkatërrimin e vendit kryesor të kambanave dhe u përpoqën që t’i shpëtojnë reliket religjioze dhe veprat e paçmueshme artistike. Nga zjarri një zjarrfikës është lënduar rëndë. Loading…
Alsat 2019-04-15T22:40:38+02:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e konsideroi skena tronditëse të shohësh zjarrin e madh që po shkatërron sot katedralen emblematike të Notrë Dam në Paris, ajo përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook ka shprehur solidarizim me popullin francez, duke kujtuar vizitën e saj në vendin historik. “Skena tronditëse në Paris. Po digjet një nga ndërtesat më të bukura, trashëgimia historike, katedralja Notre Dame. Më kujtohet si dje, kur si një vajzë e re mbeta pa fjalë në pamjen e xhamave të saj me ngjyra dhe ngjitjet e gjata në shkallët e pafundme. Mendova se kurrë…

