Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, ka arrestuar katër prej pesë personave G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e ndodhur më 14.04.2019 në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj. “Personat në fjalë, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave. Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e…
Author: almakos
Një fëmijë 5-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë ditën e sotme në fshatin Ribar i Madh të Komunës së Lipjanit. KosovaPress ka mësuar se djali nuk është në rrezik për jetën, por ka marrë lëndime. Qentë endacakë në shumë raste paraqesin rrezik për njerëzit, sidomos për fëmijët, të cilët u sulmojnë. Qytetarët në shumë fshatra dhe qytete të Kosovës janë të rrezikuar nga prania e qenve endacakë në rrugë.
Johannes Hahn, Member of the EC in charge of European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations Alsat 2019-04-16T12:32:55+02:00 Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han shpreson në vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në Këshillin e qershorit dhe konsideron se do të jetë e papërgjegjshme nëse BE-ja nuk do t’i plotësojë premtimet që i jep për shtetin tonë, veçanërisht, siç thotë, sipas përparimit të dukshëm në reformat dhe zbulimet historike me Marrëveshjen e Prespës. “Respektimi i premtimeve tona është çështje e kredibilitetit të BE-së. Së dyti, integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë Unionit: kjo krijon stabilitet, prosperitet, si…
Alsat 2019-04-16T12:28:45+02:00 Për shkak të mungesës së Igor Janushev dhe Naum Stoillkovski, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së, gjykimi për lëndën “Talir” të Prokurorisë Publike Speciale u anulua për më 16 maj 2019. Para fillimit të seancës, mbrojtësi i njërit prej të akuzuarve, Donçe Nakov, e njoftoi kryetarin e këshillit gjykuese Osman Shabani se për shkak të obligimeve rreth fushatës për zgjedhjet presidenciale, përfaqësuesit e partisë nuk do të mund të marrin pjesë në gjykim. Prokurorja, Lençe Ristovska tha se ky është tentim që të akuzuarit ta stërzgjasin gjykimin për shkak faktit që sot e njoftojnë gjykatën dhe…
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në bazë të fotografive shihet se si një veturë është rrokullisur. Policia dhe autoambulanca ka dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksident. Detajet tjera rreth aksidentit do të publikohen më vonë./Telegrafi/
Alsat 2019-04-16T11:09:57+02:00 Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot është paraqitur në seancë dëgjimore në Prokurorinë për përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai në objektin e prokurorisë hyri përmes një hyrjen alternative, duke ju shmangur mediave. Ai dyshohet të jetë një nga pesë organizatorët e dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në shkurt Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për Vejanovskin, por Kuvendi i mundësoi të shpëtonte nga paraburgimi pasi që nuk u morr imunitetin i tij si deputet. Raporti i ekspertizës thotë se nga telefoni i Veljanoskit, para dhe në ditën e përgjakshme janë dërguar 4…
[embedded content] Alsat 2019-04-16T11:02:10+02:00 Transmetimet televizive nga ndeshjet ndërkombëtare të reprezentacionit të futbollit në vend por edhe të klubeve tjera sportive mund të ndiqen vetëm në gjuhën serbe dhe atë kroate. Ekipi i “360 gradë” pyet pse dhe a mund të jetë ndryshe. Loading…
S A 2019-04-16T10:57:30+02:00 Një person i maskuar dhe i armatosur mbrëmë ka grabitur një kazino në Dibër, në rrugën 8 Shtatori. Sipas burimeve të policisë, autori ka hyrë me dhunë në objekt dhe nën kërcënim të armës ka detyruar të punësuarit që ti japin të gjitha paratë që janë gjendur aty, mendohet të jetë grabitur një shumë e madhe parash. Rasti i grabitjes është paraqitur dje rreth orës 4.50 të mëngjesit. Autoritetet po merren me shqyrtimin dhe zbardhjen e rastit ka deklaruar Stefan Dimovski, zësdhënës i Sektorit të MPB-së në Ohër. Në procedurë do të përdoren edhe kamerat e sigurisë.…
[embedded content] Alsat 2019-04-16T10:50:09+02:00 Integrimi i plotë i romëve dhe krijimi i kushteve për një jetë më të mirë për përfaqësuesit e kësaj bashkësie etnike. Por edhe përkundër premtimeve, realizimi në praktik shkon shumë ngadalë. Një nga sferat ku duhet të filloj përmirësimi i gjendjes është arsimi, por shteti as që ka informata se sa është numri i fëmijëve rom që janë jashtë procesit arsimor. Kronikë e përgatitur nga 360 gradë. Loading…
Alsat 2019-04-16T10:38:02+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, me fillim në orën 10:00 do të mbajë mbledhjen e 130-të të rregullt. Para ministrave do të parashtrohet informata në lidhje me nisjen e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2018-2023, me Plan veprimi. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme është edhe informata për progresin e realizimit të Planit të veprimit për platformat e qasjes për personat me aftësi të veçanta, si dhe Informata për përgatitjen Strategjisë kombëtare për sistemin e shëndetësisë elektronike, me Propozim- vendim. Si material për informim, Qeveria…
Më 15.04.2019 në ora 12:00 gjatë kontrollit të pasaportave në “Aeroportin Ndërkombëtar-Shkupi” është vërtetuar se personi D.N. (31) nga Sveti Nikolla është në listën e ndaluar me masën “A” (arresto) me kërkesë të departamentit për përndjekje të Sveti Nikollës. Personi është arrestuar në orën 14:30 dhe është dorëzuar në SPB-Shkup. The post Arrestohet 31-vjeçari në aeroportin e Shkupit appeared first on ALSAT-M.
Një punëtor i një kompanie ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të memorialit ‘Ibrahim Rugova’ në Istog, dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit. Rasti siç njofton Policia e Kosovës në raportin ditor, ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme./Telegrafi/

