S A 2019-04-14T15:45:00+02:00 BDI nuk pret nga presidenti Gjorge Ivanov t’i falë dhunuesit e 27 prillit. Kreu i integristëve, Ali Ahmeti theksoi se ky do të ishte një veprim jo menduar mirë, duke vë theksin edhe në legjitimitetin e Ivanovit për një falje të tillë. [embedded content] Mendoj se është një hap jo i menduar mirë i presidentit të shtetit apo më mirë të themi i kryetarit në ikje. Nuk e di se sa ka legjitimitet për të ndërmarr një veprim të tillë e cila do të ketë shumë reagime. Por përsëri i mbetet atij ta mendojë mirë se sa…
Author: almakos
S A 2019-04-14T15:36:03+02:00 Kandidati për president i mbështetur nga partitë në pushtet StevO Pendarovski, fushatën për e zhvilloi para qytetarëve të Strumicës. Pendarovski tha se opsioni i tij është politika proevropiane që do të dërgojë vendin në mesin e vendeve të zhvilluara evropiane. Si president tha Pendarovski do të kujdeset për respektin, solidaritetin dhe barazinë mes bashkësive etnike. [embedded content] Ne nuk kemi ndërmend të lejojmë që ata që kanë nxirë shtetin, të cilët me regjim i kanë dëbuar fëmijët, ta kthejnë atë përsëri. Republika e Maqedonisë Veriore definitivisht shkon në botën e zhvilluar, nuk kemi ndërmend të lejojmë të…
S A 2019-04-14T15:29:30+02:00 Aplikoi disa herë me radhë, por kërkesa iu refuzua. Bejnaze Ahmeti që nga mosha katër vjeçare jeton në Maqedoni, por nuk ka shtetësi. Tani në moshën 70 vjeçe ajo pajtuar me fatin dhe vazhdon çdo vit të marr leje të përkohshme qëndrimi në Kumanovë. [embedded content] Dhe kur kjo plakë 70 vjeçe rrezikon shtetin, mua nuk më ka mbetur derë tjetër çfarë të kërkoj.” Ndonëse, të gjithë anëtarët e tjerë të familjes janë shtetas të Maqedonisë, i biri saj thotë se Bejnazes i mohohet kjo e drejtë, sipas një raporti të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Prej…
S A 2019-04-14T14:59:09+02:00 Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa Blerim Reka fushatën për president e vazhdoi në qytetin e Gostivarit. Reka tha se shteti nuk është pronë private, por e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Mungesa e perspektivës sipas tij ka zbrazur një çerek popullatën, kurse parashikohet se që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë. [embedded content] Unë besoj se me konceptin tim për një Republikë shumë etnike dhe një republikë euroatlantike do ta ndalim tendencën e zbrazjes së shtetit deri në vitin 2017 Maqedoninë e lëshuan…
S A 2019-04-14T14:52:21+02:00 Përveç me parkun e vjetër vozitës dhe tashmë të amortizuar, Struga ka nevojë edhe për objekt lundrues për fikjen e zjarrit nga uji ose në ujë. Struga gjendet përreth liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi, kështu që shumë shpesh shërbimet e zjarrfikësve nuk mundin të reagojnë në situata kur deri te zjarri duhet të afrohen përmes rrugës ujore. [embedded content] Patjetër na nevojitet një objekt lundrues sepse ne nuk mundemi të veprojmë në objektet lundruese për shpëtimin e jetëve të njerëzve ose objekte lundruese të kapluar nga zjarri. I lusim autoritetet kompetente ta zgjidhin këtë…
S A 2019-04-14T14:49:21+02:00 Institucionet, në mesin e të cilave edhe MPB-ja, duhet të fillojnë me harmonizimin e ligjeve të tjera me atë për përdorimin e gjuhëve. Në kuadër të ministrisë së sipërpërmendur është edhe Ligji për Nënshtetësi. Nga ky dikaster thonë se tashmë kanë filluar me iniciativën për ndryshime të tilla, por nuk dhanë detaje se cilat nene do të përfshijnë këto ndryshime dhe nëse në mesin e tyre është edhe Ligji për nënshtetësisë. Sipas këtij ligji, të gjithë aplikuesit që synojnë të pajisen me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, përveç kushteve të tjera, duhet t’i nënshtrohen edhe testit për…
Një person është arrestuar në Gjilan, pasi kishte kanosur bashkëshorten dhe nënën e tij. Gjatë kontrollimit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një automjeti dhe të një treni që transportonte xehe në fshatin Qikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit, ku si pasojë vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Ai fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK-së, ku pas tretmanit mjekësor është liruar. Policia thotë se është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/
Një shtetas i Serbisë është ndaluar të shtunën nga Policia e Kosovës në një fshat të Leposaviqit, derisa po tentonte të fuste në Kosovë ilegalisht një sasi të derivateve të naftës. Raportohet se njësia policore ka takuar të dyshuarin mashkull serb /shtetas i Serbisë, duke tentuar ta kalojë kufirin në mënyrë ilegale me automjetin me tabela të huaja. Sipas policisë, në automjet kishte të ngarkuara rreth 400 (katër qind) litra derivate në vlerë 430(katër qind e tridhjetë) euro, transmeton Telegrafi. Me vendim të prokurorit, malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti…
Raportohet se viktima moshë e mitur femër aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i një objekti kolektiv të banimit në Lipjan. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësorë-Lipjan, e më pas dërgohet në trajtim të mëtejme mjekësor në QKUK-ë, Sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit E.B nën dyshimin se ka goditur për vdekje 38 vjeçarin A.C, dje në Pejë. Ai është ngarkuar me veprat penale penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “ Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, pasi që ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi kishte goditur viktimë. Shoferi nuk kishte tejkaluar shpejtësinë dhe ka goditur viktimën duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. “Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve,ndaj…
Policia ka njoftuar se të shtunën, me datën 13.04.2019. rreth orës 06:55 në rrugën ‘Selman Lajqi’ në fshatin Vitomiricë-Pejë, ka gjetur një person të shtrirë i cili dyshohet të jetë pa shenja jete. Patrulla policore me të arritur në vendngjarje ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, A.C. i lindur ( 1980) m/k/sh. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të policisë Pejë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë të dërgohet ne…

