S A 2019-04-14T14:59:09+02:00
Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa Blerim Reka fushatën për president e vazhdoi në qytetin e Gostivarit. Reka tha se shteti nuk është pronë private, por e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Mungesa e perspektivës sipas tij ka zbrazur një çerek popullatën, kurse parashikohet se që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë.
Unë besoj se me konceptin tim për një Republikë shumë etnike dhe një republikë euroatlantike do ta ndalim tendencën e zbrazjes së shtetit deri në vitin 2017 Maqedoninë e lëshuan 250.000 shqiptarë parashikimet për dekadën e ardhshme janë se do e lëshojnë po aq. Çka na duhet anëtarësimi në BE çka na duhet koncepti i demokracisë liberale nëse përfundojmë me minus 500.000 banorë si shtet” – tha Blerim Reka, Kandidat për president
Alsat
Loading…