S A 2019-04-13T15:13:29+02:00
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembull për rajonin. Ky është konstatimi i eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn i cili lidhjen e BE-së me Ballkanin perëndimorë e vlerëson si të rëndësisë së veçantë. Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Hahn ka shtuar se vendet anëtare të BE-së do ta vlerësojnë progresin e Maqedonisë duke mos përjashtuar mundësinë për dhënien e datës për bisedime me BE-së që në qershor. “Ballkani Perëndimor ka dritaren e hapur për mundësitë e vërteta. Megjithatë, anëtarësimi në BE është sfidë e rëndë e cila kërkon përpjekje të forta dhe të përbashkëta. Ka shumë punë për të bërë. Vendet e ardhshme anëtare duhet t’i respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtim me to, duke mos harruar edhe bashkëpunimin rajonal”, ka shtuar eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn.
Alsat
Loading…