Author: almakos

Alsat 2019-05-28T16:38:44+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë “Nena Tereza” në Çair, Valon Belën. Ish-drejtori ekonomik i Gjinekologjisë së Çairit, Valon Bela gjatë ditës së djeshme në profilin e tij në fejsbuk akuzoi kolegen e tij, Viktoria Jovanovskën, e cila mban postin e drejtoreshës së Gjinekologjisë,  për furnizime publike ne mënyrë të paligjshme dhe se ka favorizuar kompani të cilat kryejnë teste laboratorike me shuma të majme, për këtë Bela ka shkruar se do të njoftoje edhe Prokurorinë Publike. Nga ana tjetër Javanoska ka paralajmëruar se do të ngrejë padi penale kundrejt Belës për shpifje…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T15:33:09+02:00 Policia financiare e kompletoi tërë dokumentacionin rreth skandalit me Radiotelevizionin e Maqedonisë, pasi raporti i Komisionit Shtetëror i Revizionit tregoi se bordi ka marrë kredi prej 2,2 milionë euro, me arsyetimin se planifikohen investime. Por, paratë kanë përfunduar për shlyerjen e borxheve. Më tutje lënda zhvendoset në duart e Prokurorisë. Revizioni për vitin 2017 tregoi se RTVM-ja ka marrë kredi me leje të Këshillit programor dhe Këshillit mbikëqyrës të televizionit. Ndonëse Ligji për ndërmarrje publike e obligon që paraprakisht të marrë pëlqim nga Kuvendi, diçka të tillë nuk ka kërkuar. Nën thjerrëz është edhe noteri që e ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T15:29:34+02:00 Gjetja e një formule të re për financimin e arsimit të lartë mblodhi në debat, përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit dhe profesorët e universiteteve. Këta ta fundit kërkojnë që financimi joefikas sipas tyre dhe i vjetër tashmë 40 vjet, të zëvendësohet me një model të përshtatshëm për të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Në vend të numrit të studentëve që është aktualisht është kriter bazë, llogari të mbahet për cilësinë e kuadrove të diplomuar dhe publikimet dhe hulumtimet shkencore. Vijmë në një situatë kur në konkurset e reja për punësim të kuadrit të ri nuk paraqitet asnjë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T15:23:04+02:00 “Në bazë të progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.” Këto janë fjalët kyçe të Raportit të Progresit që do të shpalosen të mërkurën nga Komisioni Evropian. Televizioni ALSAT mëson nga burimet e tij se Maqedonia e Veriut, siç shkruan në raport, ka arritur rezultate të prekshme dhe thelbësore në shumë fusha, dhe ky rekomandim, pas disa vitesh, më në fund akordohet pa asnjë kushtëzim. Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut Në bazë të progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T15:19:57+02:00 Partnerët e koalicionit në Qeveri kanë filluar me shqyrtimin e vërejtjeve të kryeministrit Zoran Zaev lidhur me funksionarët të cilët mund të përfshihen në rikonstruim. Jo zyrtarisht mësohet që lideri i BDI-së do t’i takojë funksionarët e partisë të cilët janë në listën e Zaev për largim. Nuk dihet nëse nga takimi do të ketë propozime konkrete, por eksponentë të integristëve presin që marrëveshja të finalizohet në takim liderësh. Ne presim që gjatë javës lideri i BDI-së, z. Ahmeti të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev ku në mënyrë të detajuar do t’i analizojnë të gjitha resorët dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T14:53:44+02:00 Në Inspektoratin e Tregut kanë arritur mbi 70 denoncime nga qytetarët, për mashtrimin që u bëri kompania “Nefa Mebel”. Inspektorët për Alsat thonë se numri i ankesave sa shkon e rritet. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nën kompetenca të të cilit është Inspektorati i Tregut, thotë se pas shqyrtimit të lëndëve do të merren masat adekuate ndaj kompanisë e cila dëmtoi qindra qytetarë. Për rastin e kompanisë së mobilieve, unë kam biseduar me Drejtorin e Inspektoratit të Tregut, tani më janë dorëzuar disa denoncime nga qytetarët tek Inspektorati i Tregut. Ne do të marrim masa në pajtim me…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-28T14:46:44+02:00 Pas një pauze prej një jave, reparti kirurgjik i spitalit të Strugës është vënë në funksion. Për shkak të numrit të madh të personelit mjekësor që ishte i prekur nga fruthi dhe rrezikun nga përhapja e mëtutjeshme e epidemisë, ky repart u mbyll përkohësisht. Në ndërkohë, është bërë dezinfektimi, të prekurit janë shëruar ndërsa pjesa e mbetur e personelit është vaksinuar. Asani shton se e ndjekin situatën edhe nëpër repartet e tjera të spitalit dhe atë nëse respektohen masat protokollare që janë miratuar në muajin mars.- tha Muhamed Asani- kryetar i Komisionit për infektime hospitalore Për shkak të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T13:54:10+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet për Ligjin për koordinimin e njësive të sigurisë dhe zbulimit dhe të ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Me Ligjin për koordinimin e njësive të sigurisë për herë të parë formohet trup koordinues i institucioneve më të larta të sigurisë i cili do të zbatojë propozimet e Këshillit për siguri kombëtare. Kurse me Ligjin e Agjencsë për Siguri Kombëtare formohet institucion i ri i cili do të zëvendësojë DSK-në por do të jetë jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ligjet zbatohen në kuadër të reformave të cilat që pas publikimit të materialeve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T13:36:31+02:00 Sinjali i qartë i BE-së për fillimin e negociatave me vendin tonë do të ketë një shtysë pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe do të dekurajojë të gjithë ndikimet e padëshiruara në rajon, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë debatit publik në organizim të IFIMES në Lubjanë, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Sllovenisë. Ai i informoi të pranishmit se ne jemi i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që nuk ka probleme të hapura bilaterale me fqinjët dhe sipas tij për këtë kontribuoi zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, i cili në kushte komplekse solli zgjidhjen e problemit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T13:28:26+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë dhe mirëkuptim të ndërsjellë shënojnë zhvillim pozitiv. Presidenti Pendarovski ka theksuar se në të ardhmen dyja vendet duhet të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe rritjes të këmbimit tregtarë si dhe realizimit të infrastrukturës që lidhin Maqedoninë dhe Shqipërinë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-28T13:22:35+02:00 Kryeministri Zoran Zaev i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni, sot pati takim tet-at-tet me kryeministrin slloven  Marjan Sharec në të cilin janë konfirmuar  marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore  tradicionale mes të dyja vendeve si bazë edhe për bashkëpunim më intensiv ekonomik. Delegacioni i Qeverisë, i kryesuar nga kryeministri Zaev, së bashku me bashkëshorten Zorica Zaeva, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministren e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostollska, si dhe afaristë, u pritën me me nderime më të larta shtetërore  nga kryetari i Qeverisë së Slovenisë Marjan Sharec, si pjesë e programit të vizitës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-28T12:26:26+02:00 Gjykimi për financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE, “Talir” shtyhet për 12 qershor për shkak të mungesës së prokurorit Leko Ristoski. Gjykatësi Osman Shabani ka informuar se në ora 9:30 para fillimit të seancës së sotme avokati i të akuzuarit Leko Ristoski ka dorëzuar dokumente nga Klinika për kirurgji digestive me të cilin e njofton gjykatën se i akuzuari Leko nga data 17 deri 27 maj 2019 gjendet në mjekim, ndërsa më 27.05 2019 është lëshuar në shtëpi. Gjykata poashtu nga ana e mbrojtësit Donço Nakov më 27 maj ka dorëzuar parashtresë me përgjigje ndaj kërkesës së Kuvendit, me…

Lexo më Shumë